• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Shkodër: Plan i ri strategjik për Universitetin “Luigj Gurakuqi”, qendër rajonale e arsimit të lartë

by A R
19/10/2024 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, ku deklaroi se do të hartohet një plan strategjik për zhvillimin e universitetit, i cili synon ta kthejë këtë universitet në një qendër strategjike rajonale të arsimit të lartë.

Gjatë takimit me rektorin, Prof. Dr. Tonin Gjuraj dhe pedagogët e universitetit, Ministrja Manastirliu, tha se do të nisë menjëherë puna për planin e zhvillimit të Universitetit të Shkodrës.

“Puna për planin e zhvillimit do të nisë menjëherë për strategjinë e re të Universitetit të Shkodrës 2030. Së bashku me stafin drejtues dhe pedagogët e këtij universiteti, por edhe me një ekspertizë nga diaspora akademike, do të modelojmë ofertën akademike për Universitetin e Shkodrës, për ta bërë më tërheqëse për të rinjtë e Shkodrës dhe më gjerë.”

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te investimet në infrastrukturën kërkimore shkencore për universitetet, te ridimensionimi i programeve të studimeve dhe roli i ekspertizës akademike nga diaspora në procesin drejt ndërkombëtarizimit të universiteteve tona.

“Ne sot jemi këtu jo vetëm për të parë nga afër investimet që kanë ndodhur, por edhe nevojën që kemi për të rritur investimet në universitet, qoftë përsa i përket laboratorëve të kërkimit shkencor, por edhe përsa i përket investimeve në raport me ndërkombëtarizimin, programet e përbashkëta, diplomat e dyfishta, të cilat kërkojnë një punë jo vetëm në aspektet e përmirësimit të mësimdhënies, por edhe në aspektet e zhvillimit të kërkimit shkencor dhe infrastrukturës shkencore në universitet. Kemi bërë të mundur ngritjen e këtij laboratori të ushqimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, por kjo është vetëm faza e parë sepse do duhet të vijojmë me fazën tjetër për të patur një laborator të akredituar, një qendër ekselence që i shërben jo vetëm kërkimit shkencor për universitetin, por pse jo, edhe për shërbime që u duhen të tretëve.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja tha se është gati një dokument strategjik për politikat e arsimit të lartë, i cili synon ta udhëheqë arsimin e lartë shqiptar në drejtim të ndërkombëtarizimit.

“Shumë shpejt kemi prezantimin e Dokumentit Strategjik për politikat e arsimit të lartë, që synon të udhëheqë institucionet e arsimit të lartë në rrugën e ndërkombëtarizimit, duke e bërë arsimin e lartë në Shqipëri konkurrues, me një ofertë akademike bashkëkohore.”

/a.r

Next Post
Vdiq 10 ditë pas vaksinimit, autoritetet italiane njohin lidhjen shkakësore të vaksinës për vdekjen e 35-vjeçarit

Vdiq 10 ditë pas vaksinimit, autoritetet italiane njohin lidhjen shkakësore të vaksinës për vdekjen e 35-vjeçarit

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Miset e k/hajdutit si manastirliu e balluku,me plane strategjike,ama kto jane vec ne letra,parate i vjedhin vete,a planet strategjike ne letra.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In