• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu, në Sauk: Akreditim dhe qendrave shëndetësore

by A R
18/04/2019 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor që meritojnë qytetarët”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e qendrës së re shëndetësore në Sauk, në periferi të Tiranës.

“Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor që pritet të miratohet së shpejti, akreditimi do të lidhet drejtpërdrejt me licensimin dhe ky proces do të përfshijë jo vetëm spitalet, por edhe qendrat shëndetësore, të cilat duhet të plotësojnë standarded bazë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se do të vijojnë investimet në zemër të komunitetit, aty ku është porta e parë e shërbimit shëndetësor, për të siguruar akses në shërbime për këdo, kudo ku jeton.

“Kjo qendër që po transformohet për 13 mijë banorët e Saukut, në periferi të Tiranës, në bashkëpunim me partnerët tanë të ‘Shëndet për të Gjithë’ siguron një standardin më të lartë të shërbimit në kujdesin parësor”, u shpreh Manastirliu.

Për vitin 2018, vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, 80 në të gjithë vendin. Në këtë vit do të investohet për rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë, investime nga të cilat do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë.

/a.rada

Next Post
Materniteti “Koço Gliozheni”, së shpejti me lulishte (FOTO)

Materniteti “Koço Gliozheni”, së shpejti me lulishte (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In