• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në qendrën shëndetësore të Selenicës: Program kombëtar për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës

by Java News
04/02/2020 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 6 mijë qytetarë të Selenicës në Vlorë e marrin shërbime në qendrën shëndetësore 24-orëshe.  Sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore në Selenicë, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Premtimi i qeverisë shqiptare për të rindërtuar 300 qendra shëndetësore në 4 vite është jetësuar dhe po jetësohet ditë pas dite. Si në zona të largëta rurale gjithashtu dhe në qytete të mëdha, kemi ruajtur të njëjtin standard përsa i përket infrastrukturës dhe pajisjeve të qendrave shëndetësore. Nëse një qytetar vjen për të marrë një shërbim bazë, ne i kemi medikamentet për të ofruar shërbimin, që mos ta çojmë deri në spital kur ne mund t’ua ofrojmë këtu. Dhe kjo është një qendër që nuk i mungon asgjë nga pikëpamja e urgjencës bazë”, tha Manastirliu.

Ndër të tjera zyra e shtypit e ministrisë së Shëndetësisë njofton se në çdo qendër shëndetësore në vend ofrohet falas testi HPV për gratë e grupmoshës 40-49 vjeç, për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, nga i cili përfitojnë rreth 17 mijë gra në vit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe tek shërbimet online që po lehtësojnë qytetarët.

Duke theksuar se në këto dy vite të zbatimit të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore në qarkun Vlorë i janë nënshtruar rehabilitimit 18 qendra, Manastirliu tha se programet e parandalimit për ruajtjen e shëndetit të popullatës po mundësohen në çdo qendër shëndetësore.

“Programi kombëtar i kontrollit mjekësor bazë apo programi i parandalimit të kancerit të qafës së mitrës që ofrohen në çdo qendër shëndetësore, po i shërbejnë ruajtjes së shëndetit të popullatës, për të kapur në kohë sëmundje me rrezik të lartë”, tha Manastirliu.

“Programi i qeverisë për ofrimin e shërbimeve online ka lehtësuar qytetarët, pasi, nëse qytetarëve do t’u duhej që nga Selenica të shkonin deri në Vlorë për të rinovuar kartën e shëndetit, sot nuk është më e nevojshme sepse verifikimi bëhet online nga mjeku. Lehtësohen më shumë se 30 mijë qytetarë çdo vit, që më parë rinovonin kartën e shëndetit, të cilët sot e marrin shërbimin vetëm me kartë identiteti” – u shpreh ministrja.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ E gjitha e bardhë dhe luksoze, brenda rezidencës 20 mln $ të Kim Kardashian dhe Kanye West

VIDEO+FOTO/ E gjitha e bardhë dhe luksoze, brenda rezidencës 20 mln $ të Kim Kardashian dhe Kanye West

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com