• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Poliçan: Nis rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit

by Java News
13/06/2019 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një qendër shëndetësore në Poliçan do t’i nënshtrohet rehabilitimit dhe do të rikonstruktohet me vlerën e 24.5 milionë lekëve. Kështu ka bërë të ditur, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ditën e sotme gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore të Poliçanit.

Sipas saj, kjo qendër ofron shërbim 24 orë për 6,800 banorët e bashkisë.

“Jam e kënaqur që kjo qendër shëndetësore së bashku me Njësinë e Urgjencës 24 orëshe do t’I nënshtrohen rehabilitimit të plotë, si pjese e programit kombëtar të rindërtimit të 300 qëndrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke theksuar rëndësinë e investimit në qendrat e kujdesit parësor, Manastirliu u shpreh se brenda verës, nis rehabilitimi i 100 qendrave shëndetësore nga veriu në jug të vendit.

“Pas përfundimit të rehabilitimit me standardin më të lartë të 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, jemi gati për fazën e dytë të rehabilitimit të 100 qendrave të tjera, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë shoqërohej nga kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili u shpreh se ky është investimi më i rëndësishëm për banorët e kësaj zone, që do të marrin shërbim në kushte dinjitoze.

Godina 2 katëshe në qendër të Poliçanit, ku marrin shërbim shëndetësor rreth 6,800 banorë do t’i nënshtrohet rehabilitimit të plotë gjatë muajve të verës.
Gjithashtu kjo qendër, ku ofrojnë shërbim shëndetësor 25 mjekë dhe infermierë do të ketë edhe pajisje të reja mjekësore, për t’u kthyer në një qendër model shërbimi shëndetësor.

Ndërkaq, në vitin 2018, në qarkun e Beratit janë rehabilituar gjashtë qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa këtë vit, me programin e 300 qendrave shëndetësore, pritet të rehabilitohen edhe katër qendra të tjera shëndetësore, më konkretisht qendra shëndetësore 24 orëshe në Poliçan, ambulanca e fshatit Dardhë në Berat, qendra shëndetësore Kozarë dhe ambulanca “1 Maji” në Urën Vajgurore.

g.kosoavri

Next Post
Shkarkimi i Metës, Basha, thirrje shqiptarëve: Çohuni në protesta!

Shkarkimi i Metës, Basha, thirrje shqiptarëve: Çohuni në protesta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In