• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në OKB: Fuqizim grave dhe vajzave, fokusi në zonat rurale

by A R
13/03/2018 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu po merr pjesë në sesionin e 62 të Komisionit për Statusin e Gruas, që po mbahet në Organizatwn e Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë tryezës ministeriale të zhvilluar sot për Praktika dhe shembuj pozitivë për fuqizimin e grave dhe vajzave rurale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në fjalën e saj evidentoi sfidat me të cilat përballet gruaja shqiptare në zonat rurale si: lufta kundër stereotipeve gjinore, pabarazia gjinore, parandalimi i të gjitha formave të dhunës ndaj grave, aksesi në shërbimet shëndetësore dhe sociale, etj. Në këtë kontekst, znj. Manastirliu theksoi fokusin që Qeveria Shqiptare i ka kushtuar fuqizimit ekonomik dhe social të grave rurale nëpërmjet skemave të punësimit dhe gjithëpërfshirjes së grave.
“Adresimi  i pengesave me të cilat përballen gratë dhe vajzat rurale, është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, si pjesë integrale e angazhimit të marrë për më shumë barazi gjinore dhe përfshirje sociale. Puna jonë është kryesisht e fokusuar në parandalimin e dhunës me bazë gjinore në zonat urbane dhe rurale; rritja e aksesit të grave dhe vajzave në sistemin gjyqësor, përmirësimi i jetës në zonat rurale, falë reduktimit të punës së papaguar në sektorin bujqësor, duke bërë të mundur që më shumë gra dhe vajza në zonat rurale të përfitojnë nga skemat e subvencionit, si dhe të garantohet e drejta mbi pronën dhe tokën bujqësore”, tha Manastirliu.
Ministrja gjatë fjalës së saj u ndal në disa nga praktikat dhe shembujt pozitiv të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për fuqizimin e gruas rurale:
“Kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm në kuadër të harmonizimit të legjislacionit Shqiptar me standardet ndërkombëtare. Amendimet ligjore të ligjit mbi masat e dhunës në familje, ligjit për ndihmën juridike, kanë pasur një impakt të drejtpërdrejë në reduktimin dhe ofrimin e zgjidhjeve më të mira për çështje kyçe me të cilat përballet shoqëria shqiptare, si dhuna kundër grave dhe dhuna në familje. Të dhënat më të fundit tregojnë se gratë dhe vajzat në zonat rurale dhe urbane, sot ndihen më besimplotë për të raportuar pranë autoriteteve, rastet e dhunës dhe abuzimit. Në vitin 2017 kemi pasur 10% më shumë raportime të dhunës në familje pranë organit të policisë krahasuar me një vit më parë”, u shpreh Manastirliu.
Ofrimi i aksesit për gratë e mbijetuara të dhunës në sistemin gjyqësor është një prioritet për qeverinë Shqiptare. Megjithatë, Ministrja theksoi në fjalën e saj të parë në sesionin e 62 të Komisionit për Statusin e Gruas, se do të duhet të intesifikojmë angazhimin tonë për të siguruar që gratë trajtohen të barabarta në sistemin tonë gjyqësor, dhe mbi të gjitha t’u ofrohet e gjithë mbështetja e duhur ligjore.
“Parandalimi i dhunës është një nga qëllimet kryesore të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Planit të saj të Veprimit 2016 – 2020, që synon në rritjen me 30% të numrit të qytetarëve, që mbështesin strategjinë dhe vizionin e Zero Tolerancë nga dhunës kundër grave”, tha Manastirliu.
Next Post
Shpërthimi te dyqani i celularëve/ “I plagosuri humbi gishtat”, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin

"Dy persona hynë në dyqan", dëshmitarët tregojnë momentet para se të arrinte policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

September 7, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

Identifikohet viktima e aksidentit me 5 automjete në autostradën Durrës-Tiranë

September 7, 2026
Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

Gjykimet civile nën presion, më problematike situata në shkallën e dytë, cenohet puna e avokatëve

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com