• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Lushnje: Javën e ardhshme nis vaksinimi anti-COVID me njësitë e lëvizshme!

by
02/07/2021 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku ka bërë me dije se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të nisin vaksinimin ndaj COVID19 në terren, në territore ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar.

“Njësitë e lëvizshme për vaksinimin janë duke u përgatitur dhe duke filluar nga java që vjen do të jemi në terren me njësitë e lëvizshme të vaksinimit për të kryer dhe vaksinimin afër komuniteteve që ende nuk kanë mundur ta marrin vaksinën”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ditët e hapura të vaksinimit masiv do të vijojnë gjatë verës, me qëllim intesifikimin e vaksinimit antiCOVID.

“Jemi tashmë në grupmoshën +50 vjeç, por gjithashtu po vijojmë me vaksinimin e kombinuar. Ditët e hapura të vaksinimit do të vijojnë. Do të kemi ditë të hapura të vaksinimit edhe përgjatë muajit korrik, edhe përgjatë muajit gusht, në mënyrë që të sigurojmë që sa më shumë qytetarë të grupmoshave të ndryshme të jenë të vaksinuar”, tha  Manastirliu.

Duke u bërë apel qyetetarëve të vaksinohen me qëllim që sezoni i vjeshtës të gjejë sa më shumë qytetarë të vaksinuar, Manastirliu tha se vaksinimi po bëhet i mundur edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar në banesat e tyre.

“Fushata jonë e vaksinimit do të vijojë me intensitet të lartë. Edhe përgjatë këtyre muajve të verës ne do të vijojmë që të jemi jo vetëm të strukturuar në mënyrë kapilare në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar, por tashmë kemi filluar të jemi edhe në komunitete, pranë të gjithë atyre që nuk kanë mundësi për të ardhur në qendrën shëndetësore për t’u vaksinuar dhe për t’i vaksinuar në shtëpi. Sidomos për të moshuarit që nuk lëvizin dot, për personat me aftësi të kufizuara, të cilët janë të pamundur për të ardhur në strukturat e shëndetësisë. Shëndetësia do të jetë pranë tyre. Ndaj ne tashmë jemi organizuar me të gjithë qendrat shëndetësore, me grupet tona të terrenit për të vijuar vaksinimin dhe për të mos u ndalur”, tha Manastirliu.

Vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar po vijon për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 974,486 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 407,402 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

/b.h

Next Post
“S’e kemi ne në dorë”/ Rama flet për negociatat në ”Forumin e Prespës”: Europa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në rajon

"S’e kemi ne në dorë"/ Rama flet për negociatat në ”Forumin e Prespës”: Europa s'mund të na tregojë ç'të bëjmë në rajon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com