• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Kuvend: Buxheti 2020, për rindërtimin pa cënuar shërbimet për qytetarët

by Java News
05/12/2019 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe spitaleve, pa cënuar shërbimet për qytetarët”. Kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës saj në Kuvend. Manastirliu e nisi fjalën e saj me një falenderim për stafet mjekësore, duke bërë edhe një bilanc të situatës.

“Sapo kthehem nga spitali i Traumës ku takova Linditën, Manjolën dhe të lënduarit që ende po marrin shërbim në këtë spital. Dua të them se është bërë një punë e jashtëzakonshme nga mjekët dhe infermierët që kanë trajtuar më shumë se 900 të lënduar nga kjo fatkeqësi natyrore”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se edhe strukturat shëndetësore janë prekur nga tërmeti, Manastirliu tha se janë marrë masa për riparimin e dëmeve.

“Për fat të mirë nuk ka dëme strukturore në godinat shëndetësore, ka dëme të rekuperueshme dhe ashtu siç bëmë me spitalin e Durrësit që u rehabilitua në kohë rekord, po punohet për rehabilitimin e strukturave të tjera shëndetësore që kanë pësuar dëme nga tërmeti”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në Kuvend se nuk do të cënohet asnjë shërbim për qytetarët.

“Buxheti i vitit 2020 është buxheti i rindërtimit. Nuk mund t’i mohohet qytetarëve kontrolli mjekësor falas, nuk mund t’u mohohet dializa, analizat laboratorike falas, siç nuk mund t’u mohohet rindërtimi i qendrave shëndetësore dhe spitaleve”, tha Manastirliu.

Buxheti 2020 parashikon rindërtimin e 120 qendrave shëndetësore. Do të fillojnë punimet për rindërtimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Do të vijojë puna për ndërtimin e maternitetit të Beratit, Lezhës dhe Kukësit. Me buxhetin e ri, do të vijojë financimi për pediatrinë e Durrësit, do të vijojë financimi per rehabilitimin dhe zgjerimin e Spitalit Pediatrik në Tiranë; do të vijojë puna për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Sa i takon programeve të parandalimit, do të garantohet me buxhetin 2020:

Kontrolli Mjekësor Bazë falas për 475 mijë qytetarë/vit;

Vaksinimi falas sipas kalendarit të vaksinimit i 240 mijë fëmijëve;

Testimin falas për kancerin e qafës së mitrës për 17 mijë gra/vit;

Për herë të parë do të kemi një Program Kombëtar për Depistimin e hershëm të kancerit të gjirit; Do të realizohet në QSUT transplanti i palcës dhe do të hapet shërbimi i ri i kardio-kirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i dyti pas QSUT.

Me buxhetin e ri vijon reforma në sistemin e mbrojtjes sociale që mbështet me pagesa të drejtpërdrejta 166 mijë persona me aftësi të kufizuar, duke siguruar për herë të parë mbështetje 100% për fëmijët me aftësi ndryshe dhe më shumë se 4500 të pasiguruar që do të përfitojnë për herë të parë nga kjo skemë.

Buxheti 2020 konsolidon skemën e pagesave të ndihmës ekonomike me 4.5 mld lekë për më shumë se 66 mijë familje që përfitojnë nga kjo skemë.

Buxheti 2020 konsolidon mbështetjen financiare për bonusin e bebes për cdo të porsalindur. Buxheti i vitit 2020 është 77 miliardë e 735 milionë lekë që është 4% më i lartë se i vitit 2019 dhe 48% më i lartë se buxheti 2013. /e.s/

Next Post
Pallati 12-katësh në Lezhë, Basha me banorët: Duhet ekspertizë serioze

Pallati 12-katësh në Lezhë, Basha me banorët: Duhet ekspertizë serioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

“Njerëzit janë më avangardë se PD, të gatshëm të qëndrojnë me ditë në shesh”, Gjin Gjoni shpjegon si duhet të jenë protestat e opozitës

January 29, 2026
(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

(VIDEO) Sarandë, sherri me thika e shkopinj, reagon policia: Dy të arrestuar, një në kërkim

January 29, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, si autori mashtroi pronaren e banesës me qira

Sarandë, dy të plagosur pas sherrit me thika, njëri niset drejt Tiranës me urgjencë

January 29, 2026
Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

Dikur “fiksimi” i vajzave, surprizon Gabriel Garko: Jam martuar me një burrë!

January 29, 2026
Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

January 29, 2026
Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

January 29, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, rrugët drejt zonave turistike, të hapura

January 29, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Mandati i Ballukut? Balla replikon me PD: Vendimi për të pritur GJK është i duhuri! Ankimojeni nëse…

January 29, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

January 29, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In