• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në komision: Rrisim pagesën për skemën e ndihmës ekonomike

by Java News
22/11/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, se me buxhetin e vitit 2018 do të rrisim dy  herë  pagesën e ndihmës ekonomike, duke e shtrirë skemën në të gjithë vendin nga 1 janari 2018.

“Skema e re e ndihmës ekonomike do të eleminojë kriteret përjashtuese, do të lehtësojë dokumentacionin për qytetarët në nevojë, do të eliminojë ndihmën e pjesshme për 40.000 familje të skemës së ndihmës ekonomike, duke rritur dyfish masën e pagesës së ndihmës ekonomike”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

I ndarë në dy fushat e aktivitetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për Shëndetësinë do të financohen 49 miliard e 294 milion lekë ose 2.98% të PBB, ndërsa për Mbrojtjen Sociale do të financohen 23 miliard 785 milion e 750 mije lekë.

Sa i takon investimeve në Shëndetësi, Manastirliu deklaroi se do të ketë dyfishim të investimeve, duke financuar rreth 3 miliard lekë për përmirësimin e infrastrukturës në qendrat shëndetësore dhe spitalet në të gjithë vendin.

E pyetur lidhur me partneritetin publik-privat të Kontrollit Mjekësor Bazë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se çdo qeveri do të duhej ta garantonte këtë shërbim për popullatën e saj. “Në fakt Kontrolli Mjekësor Bazë është një program  shumë i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike jo të transmetueshme, si ato kardiovaskulare, diabeti apo hipertensioni, të cilët janë shkaktarët më të mëdhej të vdekshmërisë në Shqipëri. Ne sot e ofrojmë këtë mundësi për 1.2 milion rezidentë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, duke ju përgjigjur interesimit të deputetëve për partneritetin publik privat të laboratorëve u shpreh se: “Shërbimi i laboratorëve do të shtrihet gjatë vitit 2018 në 18 spitale të vendit nga të cilat 5 spitale universitare, 11 spitale rajonale dhe 2 spitale bashkiake atë të Sarandës dhe të Lushnjës.  Do të kryehen 160 lloje analizash për të gjithë pacientët e shtruar dhe pacientët e referuar ambulatorë, duke ju kursyer shqiptarëve pagesat nga xhepi dhe duke rritur standartin dhe cilësinë e shërbimit laboratorik në spitalet tona publike”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu ka prezantuar gjatë dëgjesës në Komisionin e Ekonimsë në Kuvend investimet në përmirësimin e infrastrukturës, ku sipas saj “vitin e ardhshëm do të financohet fillimi i punimeve për dy spitale të reja brenda QSUT-së: spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitali i Kirurgjisë së Përgjithshme. Krahas tyre, do të përfundojë ndërtimi i Maternitetit të Sarandës, rikonstruksioni i maternitetit të Korçës, spitalit të Pediatrisë në Durres, shërbimit të Urgjencës dhe imazherisë në Elbasan si dhe një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore, ku 260 milion lekë do t’i akordohen përmirësimit të infrastrukturës së 80 qendrave shëndetesore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

ma.me

Next Post
Mijëra faqe për t’u përkthyer në 20 ditë, ‘financieri’ i Habilajve mund të lirohet

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda lë në në burg Nazer Seitin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

November 3, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

November 3, 2026
Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin?

November 3, 2026
Xhaka “tërbon” tifozët e Arsenalit: Me kalimin te Leverkusen bëra dy hapa përpara

Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

November 3, 2026
Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

November 3, 2026
Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

November 3, 2026
Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

Ndodh çudia në SHBA! Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey

November 3, 2026
Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

Aksident i dyfishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen drejtuesit e mjeteve! Njëra nga makinat…

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In