• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Durrës: Zero tolerancë për subjektet që kërcënojnë shëndetin e qytetarëve

by Java News
06/07/2018 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Zero tolerancë për subjektet që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe kërcënojnë shëndetin e qytetarëve”. Nga Durrësi, ku inspektoi qendrat shëndetësore verore dhe masat e marra për një sezon turistik të sigurtë, Ministrja Manastirliu paralajmëroi një aksion intensiv në bare, restorante, pishina, subjekte të prodhimit apo përpunimit të produkteve ushqimore për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare.

“Ndër masat e shëndetësisë për një sezon turistik të sigurtë është kontrolli i vazhdueshëm higjieno-sanitar i subjekteve në zonat turistike, proces që e kemi filluar që prej muajit Prill por po intensifikohet gjatë sezonit dhe jemi të vendosur për të marrë të gjitha masat për të ndëshkuar çdo subjekt që kërcënon shëndetin e qytetarëve, me gjoba deri në mbyllje të aktivitetit”, u shpreh Manastirliu gjatë inspektimit të kontrolleve që po kryhen në terren nga inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

Në kuadër të masave për sezonin turistik, Manastirliu pa nga afër qendrën shëndetësore verore “Currilat”, e cila ofron shërbim 24/7 gjatë sezonit turistik.

“Vetëm gjatë muajit qershor 5379 qytetarë morën shërbime në qendrat verore përgjatë gjithë bregut por edhe në zonat malore ku janë hapur qendra të posaçme për sezonin turistik”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu ndoqi gjithashtu edhe procesin e dezinsektimit në Durrës dhe garantoi se ky proces do të vijojë deri në muajin Shtator.

Përgjatë vijës bregdetare të Durrësit janë hapur 6 qendra verore: Në Gjirin e Lalzit, Plazhi i vjetër, Currila, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali Robit. Spitali i Durrësit gjithashtu do të jetë në gadishmëri me personal të përforcuar për sezonin turistik bashkë me autoambulancat për çdo rast emergjent.

26 qendra shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug të vendit janë të pajisura me të gjitha barnat e urgjencës, personel të kualifikuar dhe trajnuar, qendra me infrastrukturë të përmirësuar, me sinjalistikë lehtësisht të dallueshme, duke korigjuar ato probleme që kemi hasur në vitet e mëparëshme.

Po ashtu janë vendosur 17 autoambulanca të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese – pajisje të reja, bashkëkohore që ka cdo autoambulancë e vendosur në zonat më të frekuentuara turistike – për të garnatuar ndihmën e parë në kohë.

Sa I takon inspektimeve për kushtet higjieno-sanitare, vetëm gjatë muajve Prill-Maj, në kuadër të masave paraprake për mbarëvajtjen e sezonit turistik, nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor janë kryer kontrolluar 2321 subjekte, ku janë lënë masa për përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare. Ndërsa gjatë muajit të fundit janë inspektuar rreth 711 subjekte, kryesisht pishina, bare dhe restorante. Masat e parashikuara për subjektet që nuk plotësojnë kushtet janë mbyllje provizore ose gjobë që shkon deri në 500 mijë lekë të reja.

a.ç

Next Post
Puthuni sa më shumë! Ju forcon imunitetin…

Puthuni sa më shumë! Ju forcon imunitetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In