• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Durrës: Investime në spital dhe poliklinikë, gati për aplikimin e autonomisë spitalore

by
06/02/2023 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundon një tjetër investim në Spitalin Rajonal të Durrësit, salla e re e operacionit për shërbimin e Urgjencës, me aparatura të teknologjisë së fundit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Durrës Emirjana Sako dhe deputetja Klodiana Spahiu kanë parë nga afër investimet në këtë spital.

“Me këtë investim në sallën e kirugjisë së urgjencës, duke vlerësuar të nevojshme ndryshimin dhe rifreskimin e pajisjeve në këtë sallë, por edhe krijimin e mundësisë për të pasur aparatura të gjeneratës së fundit, kjo bërthamë brenda strukturës së urgjencës dhe spitalit të Durrësit, tashmë ndryshon tërësisht shërbimin”,- tha Manastirliu. Nga Spitali Rajonal i Durrësit, Ministrja Manastirliu foli për implementimin e reformës së autonomisë spitalore.

“Bëhemi gati edhe për të aplikuar modelin e ri të Autonomisë Spitalore, sipas ligjit të ri të shërbimit spitalor që ne kemi aprovuar. Në spitalet që me të vertetë kanë kapacitet, edhe mundësinë që të shkojnë drejt modelit të ri menaxherial, për të ofruar sa më shumë shërbime cilësore, por edhe për të pasur efiçencë në përdorimin e burimeve financiare e njerëzore”,- tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu është ndalur në një tjetër investim që sapo është çelur, atë të Poliklinikës së qytetit të Durrësit.

“Kemi mundësinë që tashmë me buxhetin e 2023-shit, jo vetëm poliklinika e Durrësit, por gjithashtu edhe poliklinika e Shkodrës, e Elbasanit të futen në proceset e rehabilitimit, për të siguruar që shërbimet në nivelin ambulator të jenë sa më efektive, sa më cilësore dhe të kemi mundësi që të ofrojmë për qytetarët një standard të lartë të shërbimit”, – u shpreh Manastirliu.

Investimet në Spitalin e Durrësit me sallën e re të operacionin në Urgjencë si dhe rikonstruksioni i plotë i Poliklinikës së qytetit, janë dy investime të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që synojnë përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët por edhe do të forcimin e kapaciteteve përgjatë sezonit turistik, në një prej zonave më të frekuentuara nga turistët dhe pushuesit.

/e.d

Next Post
“Sa të të shpëtoj, do të të blej çokollatë”/ Momenti emocionues kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat të miturin

"Sa të të shpëtoj, do të të blej çokollatë”/ Momenti emocionues kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat të miturin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Sh ministre done te tregoje,se me te quajturen autonomi duan tju marrin parate deri ne nji leke shqiptarve,per vizitat qe do bejne ne kto spitale.Ku shkon ai lajmi i malle i k/hajdutit per pagat minimale do jene 40000 leke.Cfare do paguajne me pare me kto paga kaqe te medha,vizitat ne ato spitalet qe do marrin autonomine,ilacet apo ushqimet e veshe mbathjet.Ku shkuan ato mashtrimet qe i thane i popullit,per mjeksine falas.Ky eshte edvini me banden e tije,e quajtur qeveri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In