• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Dibër: Këtë vit rehabilitojmë 80 qendra shëndetësore

by A R
13/05/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehabilituar plotësisht dhe pajisur me të gjithë mjeket e nevojshme, duke ofruar shërbim cilësor për 30 mijë banorë  të Maqellarës në Dibër dhe Shupenzës në Bulqizë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inaguroi qendrat shëndetësore të Maqellarës dhe Shupenzës, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë për banorët e këtyre zonave.

“Po vendosim një standart të ri në shërbimin parësor me rikonstruksionin e qendrave shëndetësore model për nga instrastruktura dhe pajisjet, siç janë qendrat që inagurojmë sot në Maqellarë dhe në Shupenzë. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe këtë vit do të rehabilitojmë 80 qendra të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore e Maqellarës ofron shërbim 24 orë për rreth 14 mijë banorë të kësaj njësie administrative në Dibër, njofton ministria sipas së cilës edhe qendra e Shupenzës në zonën e Bulqizës ofron shërbim shëndetësor dhe urgjencë 24 orëshe.

“Kjo qendër i shërben jo vetëm rreth 7 mijë banorëve të Shupenzës por edhe rrethinave, duke mbuluar shërbimin për zona të thella të Bulqizës për rreth 15 mijë banorë.

Katër qendra shëndetësore janë rehabilituar në qarkun e Dibrës (Maqellarë, Kastriot, Shupenzë dhe Komsi) me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë” të Qeverisë zviceriane me vlerë 50 milion lekë” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Përvec rehabilitimin dhe pajisjes së qendrave shëndetësore, të gjithë mjekët e familjes në qarkun e Dibrës janë trajnuar dhe pajisur me “çantën e doktorit”, e cila përmban 17 instrumente mjekësorë.

“Me mbështetjen e “Shëndet për të gjithë”, do të pajisen edhe infermierët e të gjithë qarkut Dibër me çantën e infermierit, shumë e nevojshme për ofrimin e ndihmës së parë në rast të urgjencave në territor” – deklaron Ministria e Shëndetësisë. /b.d

Next Post
FOTOT/ Bushpepa me të dashurën fatsjellëse në Lisbonë? Njihuni me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën

Plot me shqiptarë, por këto tre shtete i dhanë zero pikë Bushpepës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com