• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Asamblenë e FSHF: Investime të reja për infrastrukturën sportive

by A R
27/05/2024 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e saj për arritjet dhe planet e ardhshme në sportin e futbollit.

“Në këtë vit të mbushur me aktivitete sportive, kualifikimi i Kombëtares Shqiptare në Europianin e Futbollit 2024 është padyshim një arritje e jashtëzakonshme. Ajo që unë ju garantoj është mbështetja për Kombëtaren që këtë vit do të jetë një mbështetje e dedikuar për Europianin por edhe për futbollin në tërësi. Uroj shumë suksese dhe rezultate sa më pozitive që na bëjnë krenarë të gjithëve,” u shpreh Manastirliu.

Në fjalën e saj, ministrja ndaloi te mbështetja që qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit kanë dhënë për sportin në tërësi dhe për futbollin në veçanti. Ajo përmendi disa nga projektet dhe programet e realizuara gjatë vitit të fundit dhe ato që priten të intensifikohen në vijim, në kuadër të zhvillimit të futbollit në Shqipëri, sidomos për moshat e reja, ku një nga projektet më ambicioze të qeverisë shqiptare është hapja e akademisë së futbollit në Durrës, e cila do të jetë dhe një stacion i klubit të futbollit të Manchester City. Kjo akademi do të hapet këtë vit dhe pritet të sjellë një risi të madhe në zhvillimin e futbollit për të rinjtë.

“Investimet në infrastrukturën sportive janë të rëndësishme dhe ne po i shumëfishojmë me projekte të reja. Me marrëveshjen që kemi lidhur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, do të ndërtojmë tre stadiume të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, puna për të cilat pritet të fillojnë së shpejti”, shtoi Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit u ndal dhe te mbështetja e vazhdueshme të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në aktivitete sportive përmes projektit Ekipet Sportive në Shkolla dhe projektit “Futbolli për kombin”.

“Më shumë se 12 mijë fëmijë janë përfshirë në projektin “Ekipet Sportive në Shkolla” ndërsa “Futbolli në shkolla” parashikon përfshirjen e më shumë se 23 mijë fëmijëve në futboll dhe objektivi ynë i përbashkët është që të përfshijmë sa më shumë fëmijë në sport”, tha Ministrja Manastirliu.

Në fund Presidenti i FSHF-së Armando Duka i dhuroi Ministres Manastirliu bluzën e ekipit kombëtar të futbollit që do të na përfaqësojë në “Euro 2024”.

/a.r

Next Post
Bardhi replikon me Spiropalin: Jam djali i Durimit dhe i Vjollcës! Ti je gjë motra e Ndokës apo kunata e Gjokës?

Bardhi replikon me Spiropalin: Jam djali i Durimit dhe i Vjollcës! Ti je gjë motra e Ndokës apo kunata e Gjokës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen me urgjencë dy familje, flakët rrezikojnë edhe dy stane bagëtish!

September 1, 2026
Trump paralajmëron përsëri Tehranin: Nëse kombi i dështuar i Iranit na sulmon, këtë herë do e shkatërrojmë plotësisht!

Trump paralajmëron përsëri Tehranin: Nëse kombi i dështuar i Iranit na sulmon, këtë herë do e shkatërrojmë plotësisht!

September 1, 2026
Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

Dyshja e pandarë e Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos blejnë një ekip futbolli!

September 1, 2026
Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

Vespuçi zbuloi Amerikën, Don Kishoti mullinjtë, Berisha oqeanin

September 1, 2026
Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

Gabriel Jesus prezantohet te Barcelona dhe flet si katalanas: Mezi pres të luaj dhe të ndihmoj ekipin! Të gjithë i dinë cilësitë e mia

September 1, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Pas valës së re të sulmeve, Irani kërcënon SHBA-të: Do të pendoheni, ju pret dënim i rëndë!

September 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Protestuesit sulmojnë me gurë, Policia përdor ujë për t’i shpërndarë! Disa të shoqëruar

September 1, 2026
Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

Protestuesit qëllojnë me gurë Policinë para Kryeministrisë, plagoset një efektiv! Rriten tensionet në bulevard, shoqërohen disa persona (FOTO)

September 1, 2026
Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

Dita e 94-t e tubimit, vijojnë tensionet mes Policisë dhe protestuesve! Shtohen forcat e rendit, mbërrin dhe autoboti i ujit (FOTO)

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com