• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu mohon akuzat e PD: Gjatë këtij viti u instaluan 30 inkubatrorë

by A R
24/12/2018 16:19
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përgjigje të Partisë Demokratike, minstrja Ogerta Manastirliu ka reaguar për opinionin publik duke deklaruar se është e angazhuar në përmirësimin e cilësisë së shërbimit në spitale, me vëmendje të vecantë tek shëndeti i nënës dhe fëmijës.

“Me investimet e vitit 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përmirësuar infrastrukturën shëndetësore jo vetëm në Tiranë por edhe në konsultoret e nënës dhe fëmijës në të gjithë vendin si dhe në maternitetet e spitaleve rajonale” – thuhet në njoftim.

Ministria në fjalë thekson se me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore MShMS ka investuar këtë vit në 45 konsultore të nënës dhe fëmijës dhe vijon investimin në 100 konsultore të tjera me buxhetin e vitit 2019.

“Është investuar në maternitete që më parë ishin pa asnjë shërbim ose me shërbime të mangëta me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës japin shërbim në ditë të caktuara në spitalet e rretheve. Si shembull mjafton të përmendet spitali i Burrelit, ku gjatë 2017 kishte vetëm 13 lindje ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti, me nisjen e programit të patronazhit, ka patur 163 lindje.

Vetëm gjatë vitit 2018 është investuar jo vetëm në Tiranë por në të gjithë maternitetet e spitaleve rajonale, ku janë instaluar 30 inkubatorë të rinj, nga të cilët, 11 janë të lëvizshëm. Gjithashtu 8 eko të reja I janë shtuar spitaleve rajonale për kujdesin ndaj nënës dhe fëmijës.

Këtë vit u ndërtua Materniteti i ri i Sarandës, me standardin më të lartë të shërbimit shëndetësor. Një tjetër investim i rëndësishëm po përfundon, ndërtimi I Maternitetit të ri të Korçës. Me buxhetin 2019, do të nisë rijetësimi i materniteteve Kukës, Berat, Lezhë, Pogradec dhe Mat” – njofton Ministria.

Institucioni në fjale fton Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve,.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019” – përfundon njoftimi.

/a.rada

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi javor, 24 - 30 dhjetor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In