• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu me kryetarët e bashkive për Fondin Social: Financim disa shërbimeve të reja në 14 bashki

by Java News
22/11/2019 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Me buxhetin e shtetit financojmë bashkitë për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe të gjithë kategoritë në nevojë, nëpërmjet Fondit Social. 14 bashki janë përfitueset e para të financimit të qeverisë për 14 shërbime të reja që do të mbështesin 3500 njerëz në nevojë”. Gjatë takimit me Kryetarët e Bashkive, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se Fondi Social është instrumenti i duhur financiar për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve në territor.

“Jam shumë e kënaqur që këtë përpjekje të kahershme e kemi bërë realitet, me mbështetjen direkte me financim për çdo bashki, për të ngritur shërbime sociale për njerëzit në nevojë, për të përmirësuar dhe standardizuar shërbimet ekzistuese dhe për t’i ofruar një mundësi të munguar më parë, grave, fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi ndryshe. Pas procesit të aplikimit dhe vlerësimit të nevojave, jam sot me ju për të ndarë së bashku financimin me 1 milion dollarë të 14 shërbimeve te reja në 14 bashki të kualifikuara fituese, që përfitojnë nga Fondi Social”, tha Manastirliu.

Me Fondin Social, instrumenti financiar i vënë në dispozicion të bashkive nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 90% të projekteve të paraqitura në vitin e parë, 60% në vitin e dytë dhe 30% në vitin e tretë, duke siguruar qëndrueshmëri financiare për shërbimet sociale në territor.

Manastirliu gjatë fjalës saj tha se në muajin Dhjetor do të hapet thirrja e dytë për projektet e bashkive që do të mbështeten nga Fondi Social.

“Dua të ftoj kryetarët e bashkive që të kthejnë vëmendjen tek ofrimi i shërbimeve shoqërore për qytetarët afër vendbanimit. Sigurisht që investimet në infrastrukturë dhe rrugë janë të rëndësishme, por po aq të rëndësishme janë edhë këto shërbime për grupet në nevojë në gjithë vendin”, apeloi Manastirliu.

E pranishme në takim Kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako tha se bashkia do të këtë prioritet programet e mbrojtjes sociale.

“Bashkia e Durrësit për herë të parë bëhet pjesë e këtij projekti dhe ne jemi fitues për ngritjen e një qendre që mbështet fëmijët dhe familjet në nevojë”, tha znj. Sako.

Gledian Llatja, Kryetari i Bashkisë Elbasan tha se Fondi Social është ndihma kryesore që po u jepet jepet për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

“Ne kemi përfituar nga Fondi Social financimin për të ngritur një shërbim të ri që është një Njësi Lëvizëse për shërbime sociale, të cilën e çmojmë shumë të domosdoshme për ata persona në nevojë në zonat e thella, ndaj shpresoj se do të përmbushim me sukses këtë financim, duke garantuar shërbime sidomos për fëmijët në nevojë”, tha z. Llatja.

14 shërbimet e reja në 14 bashkitë përfshijnë të gjitha grupet në nevojë si fëmijët, të moshurit, personat me aftësi ndryshe, viktimat e mundshme të trafikimit.

Më konkretisht, do të ngrihen 3 Qendra Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjeve në Kurbin, Sarandë dhe Vlorë. Do të finacohen 4 Shërbime Lëvizëse në Familje, për Fëmijët në nevojë dhe me Aftësi të Kufizuar në Peshkopi, Elbasan, Librazhd dhe Lezhë. Në Lushnjë do të financohet hapja e Qendrës Ditore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, përmes ofrimit të shërbimeve integruese. Për herë të parë në bashkinë Tiranë do të pilotohet Shërbimi i Asistencës Shtëpiake për të Moshuarit në Banesë. Rjetit të ofrimit të shërbimeve për të moshuar, i shtohen edhe 2 qendra te reja ditore në Prrenjas dhe Rroskovec. Bashkia Maliq ka përfituar financimin në kuadër të Fondit Social për ofrimin e strehimit dhe shërbimeve emergjente brenda 72 orë për femijet 0-18 vjeç. Bashkia Durrës po ngre një qendër ku do të ofrohet një paketë e plotë shërbimesh, për të mundësuar mbrojtjen e fëmijëve dhe nënave në nevojë emergjente për mbrojtje. Për të 6 njësitë administrative në bashkinë Gjirokastër do të ofrohet mundësia e shërbimeve të parandaluese dhe trajtimit të viktimave të dhunës apo në risk ndaj saj, pranë Qendrës së Emergjencës për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore, ku do të trajtohen edhe fëmijët. /e.s/

Next Post
“Vazhdimi me reformat është jetik”/ Reagon DASH: Po ndjekim situatën pas komenteve të Presidentit Meta

"Vazhdimi me reformat është jetik"/ Reagon DASH: Po ndjekim situatën pas komenteve të Presidentit Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

November 14, 2026
“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

November 14, 2026
Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

November 14, 2026
“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

November 14, 2026
“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

“Në 2027 nis traktati i anëtarësimit…”, Rama jep lajmin në Asamblenë e PS: Moment historik, Europa e prekshme me sy

November 14, 2026
Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

Hodhën vezë drejt eskortës së Ramës, protestuesit shoqërohen në polici

November 14, 2026
Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

Rama flet për protestën në Asamblenë e PS: U nis për arsye të tjera, u instrumentalizua politikisht dhe degjeneroi në dhunë

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In