• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu me fëmijët e ‘Zyber Hallullit’: Shumica i kanë prindërit biologjikë!

by Java News
25/12/2018 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studio e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ me rastin e Krishtlindjeve, pas vizitës në burgun e grave ‘Ali Demi’ është transferuar në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’. Fëmijët e këtij institucioni kanë mikpritur drejtuesen e emisionit Rudina Xhunga dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me poezi kushtuar festave të fundvitit.

Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu tha se shumica e këtyre fëmijëve që janë strehuar në këtë institucion, kanë familjet e tyre biologjike. Po ashtu ajo tha se qëllim i institucionit është që këta fëmijë t’i kthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa më pas ka edhe dy alternativa të tjera; birësimi si dhe familjet kujdestare.

Xhunga: Si është historia e këtyre fëmijëve?

Manastirliu: Këta janë fëmijë që shumica e tyre i kanë prindërit. Puna që bëjnë të gjithë stafi, përmes strukturave të Shërbimit Sociale, është që të rikthejë fëmijët pranë familjeve biologjike. Më pas stimulimi i dy programe alternative, birësimi dhe familjet kujdestare.

Xhunga: Si bëhet birësimi?

Manastirliu:

Ne po tentojmë që të shkurtojmë afatet për procedurat e birësimit. Rreth 90 përqind e fëmijëve kanë prindërit e tyre, ndaj ne kemi si qëllim së pari që t’i kthejmë pranë tyre. Por dashuria si mungon pranë këtyre qendrave, por qëllimi është që t’i kthejmë në familje.

Xhunga: Rasti i Arbit është se ai nuk ka familje…

Manastirliu: Arbit po mundohemi që t’i gjemë një familje kujdestare. Ai është nga Kosova. Kemi më pak fëmijë siç kemi pasur më parë në qendrat e kujdesit. Synojmë që t’i edukojmë, për të ardhmen e tyre. Për herë të parë këtë vit në Shkodër hapëm një shtëpi familje për adoleshent, në mënyrë të tillë që këto fëmijë deri në 18 vjeç të përgatiten për jetën e pavarur.

Xhunga: Vjen shpesh këtu?

Manastirliu: Vij shpesh, këtu dhe në Durrës. Në Vlorë po ashtu. Shqiptarët janë solidarë, dhe jam e lumtur që jo vetëm në festa, në shtëpitë tona të përkujdesit, vijnë dhe angazhohen realisht duke dhënë nga vetja. Materialja jo gjithnjë të kënaq, këta fëmijë kanë nevojë për dashuri.

Japin nga vetja e tyre falin dashuri për këta fëmijë që të rriten në mënyrën më të mirë.

Sistemi është ai që ndihmon por edhe ne bëjmë aq sa mundemi, qoftë për fëmijë pa kujdes prindëror, qoftë për të moshuar, është shteti ai që i mbron është familja e madhe.

a.cupaj

Next Post
Kujdes! Këto gabime ju shkatërrojnë makinën

Kujdes! Këto gabime ju shkatërrojnë makinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In