• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Lehtësuam procedurat për pagesat për fëmijët autikë, më shumë shërbime për bashkitë

by Java News
02/04/2019 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, ku trajtohen fëmijë me aftësi të kufizuar, mes tyre edhe fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Fëmijët me çrregullime të spektrit autik tha ministrja do të kenë pagesa të diferencuara të pagesës së kempit, në bazë të shkallës së dëmtimit mjekësor si dhe do të zgjerohen shërbimet sociale në territor.

“Reforma që kemi ndërmarrë për vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuar, ku përfshihen edhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik, e cila ka nisur të pilotohet në Tiranë, do të na japë mundësi për të mbështetur më shumë në pagesa ato kategori të cilat janë në gjendje më të rëndë, duke bërë një diferencim me ato kategori që janë me problematika më të lehta dhe që mund të trajtohen përveç ndihmës në cash edhe me shërbime sociale”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se do të shtohen shërbimet në territor me Fondin Social, që vihet në dispozicion të çdo Bashkie.
“Për të gjitha ato Bashki ku këto shërbime mungojnë, apo janë të pamjaftueshme, me Fondin Social të miratuar së fundmi, do të mbështeten Bashkitë të ngrenë shërbime të reja apo të zgjerojmë gamën e shërbimeve që ofrojnë, përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve rehabilituese dhe integruese për fëmijë me çrregullime të spektrit autik dhe aftësi të kufizuar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se lehtësimi i procedurave për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar, ka ndikuar drejtpërdrejt në eleminimin e burokracive.
“Lehtësuam procedurat për pagesat e KMCAP për fëmijët me autizëm dhe kujdestarët e tyre. Sot personi me aftësi të kufizuar nuk paraqitet më në komision, pasi vlerësohet vetëm dokumentacioni që përmban dosja e tij. Për personat me autizëm nuk ka më rikomisionim të përvitshëm dhe kjo është një lehtësi e madhe për qindra prindër që çdo vit bashkë me fëmijët e tyre, që edhe ata duhet të paraqiteshin në komisione, kalonin një kalvar të vërtetë mundimesh”, tha Manastirliu.

Reforma e nisur për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, ku përfshihen edhe fëmijët autikë, vlerëson jo vetëm nevojat mjekësore por edhe kontekstin social të individit. Do të ketë përshkallëzim të masës së përfitimit, në varësi të nivelit të dëmtimit mjekësor, si dhe diferencim në masën e përfitimit për fëmijët dhe të rriturit. Kjo reformë orientohet drejt shërbimeve konkrete dhe jo thjesht drejt përfitimit të pagesës në cash (KMCAP).
Aktualisht fëmijët me çrregullime të spektrit autik trajtohen në 6 qendrat rezidenciale dhe 2 qendrat ditore publike në Shqipëri.

Nga të dhënat në rang kombëtar, gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e numrit të fëmijëve që trajtohen pranë qendrave komunitare të shëndetit mendor (rreth 942 fëmijë trajtohen në këto qendra në Tiranë). Pjesa më e madhe vijnë me rekomandim të konsultorit të lagjes, një tregues ky që flet për rritjen e ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit autik.

g.kosovari

Next Post
Parandalohet ngjarja e rëndë në Kukës, 40-vjeçari tenton të vrasë drejtorin e ALUIZNI-t

Parandalohet ngjarja e rëndë në Kukës, 40-vjeçari tenton të vrasë drejtorin e ALUIZNI-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In