• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu jep porosi mjekut të familjes: Të lajmërohen të gjithë në kohë! Cami: Në e-Albania kërkesë online për t’u vaksinuar

by
29/03/2021 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në qendrën shëndetësore nr. 4 në kryeqytet ku ka ritheksuar se është mjeku i familjes ai që bën lajmërimin e qytetarëve, duke respektuar fashat sipas grupmoshave.

“Është shumë e rëndësishme që të ndiqet radha. Dhe ju lutem shumë e them këtë për ju, por e them këtë për të gjithë mjekët e tjerë të familjes. Lajmërimet duhen bërë me shumë korrektesë dhe radha sipas moshës, duke filluar nga grupmosha më e lartë deri tek grupmosha tjetër. Duhet që të kemi kujdes në ruajtjen e fashave, në mënyrë që të gjithë të lajmërohen në kohë dhe të gjithë të kenë mundësi ta bëjnë vaksinën sa më shpejt”, theksoi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se është shumë e rëndësishme që të regjistrohen të gjitha kërkesat për vaksinim, që asnjë qytetar të mos mbetet pa u njoftuar dhe pa u vaksinuar.

“Në qendrat shëndetësore +80 vjeç, + 85 vjeç dhe  tek Sheshi Skënderbej +70 vjeç dhe tek Arena rivaksinimet. Gjithashtu edhe në portalin e-Albania mund të regjistroheni për vaksinim. Por të gjithë qytetarët do të lajmërohen nga mjekët e familjes”, tha Manastirliu.

Sakaq, drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami, tha se procesi i vaksinimit në këtë pikë të përqendruar, ka vijuar pa u ndalur që prej ditës së parë.

“Në Stadiumin Air Albania po vijon vaksinimi i stafit mjekësor dhe i të moshuarve për dozat e dyta dhe dozat e para për pedagogët dhe arsimtarët. Vaksinimi ka vijuar pa ndërprerje nga dita e parë”, tha Cami.

Dje filloi vaksinimi masiv i të moshuarve +70 vjeç në sheshin Skenderbej, pas marrjes së 192 mijë dozave të vaskinës kineëze. Ndërkohëm që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 78 mijë doza të vaksinës ndaj COVID19.

Janë kryer 31,645 vaksinime për personelin shëndetësor dhe stafet mbështetëse, 26,158 vaksinime për të moshuarit dhe 20,582 arsimtarë janë vaksinuar deri tani./ b.h

Next Post
SHBA vëzhgues në zgjedhjet e 25 prillit, Yuri Kim takon kryetaren e OSBE: Edhe unë do jem në terren

SHBA vëzhgues në zgjedhjet e 25 prillit, Yuri Kim takon kryetaren e OSBE: Edhe unë do jem në terren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In