• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu inspekton “Koço Gliozhenin”: Me buxhetin e 2022 fuqizojmë maternitetet dhe pediatritë

by A R
06/11/2021 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja  Manastirliu, ka inspektuar punën për transformimin e shërbimit të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’, ku deklaroi se do rriten kapacitetet dhe cilësia e shërbimit për nënat dhe fëmijët.

“Është një investim në zemër të spitalit sepse i shërben jo vetëm strukturës së qendrës së pritjes për gratë, urgjencës, triazhimit, spitalit ditor i cili po rehabilitohet tërësisht, por gjithashtu janë sallat operatore, sallat e lindjes, të cilat tashmë me rehabilitimin dhe gjithë investimet që po bëhen në këtë spital, do të jenë sipas standardeve bashkëkohore. Jam e kënaqur që përpos investimeve në infrastrukturë, investimi është edhe në pajisje teknologjike, pra që do të rrisin akoma më shumë cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë për nënat dhe të porsalindurit”, deklaroi  Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se me buxhetin e 2022, investimet në sektorin e Shëndetësisë vijojnë me programin e nënave dhe fëmijëve, duke fuqizuar maternitetet dhe pediatritë në vend.

“Investimet me buxhetin 2022 do të vazhdojnë të prekin programin e nënave dhe fëmijëve, duke fuqizuar maternitetet, duke fuqizuar gjithashtu dhe pediatritë në të gjithë vendin. Ne do të finalizojmë këtë investim që kemi nisur në maternitetin “Koço Gliozheni” gjatë 3-mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që do të vijojmë investimin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Do të finalizojmë investimin në maternitetin e Kukësit, pediatrinë e spitalit Elbasan dhe në spitalet e tjera rajonale, investime të cilat hapen me buxhetin e vitit 2022”, tha Manastirliu.

Duke bërë me dije se nëpërmjet 3 fazave të investimeve do të ndërhyet në pika nevralgjike, drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, dr. Genci Hyska, shprehet se faza e parë e punimeve të këtij investimi pritet të përfundojë brenda këtij viti.

Qeveria shqiptare ka financuar rreth 1 milion dollarë në fazën e parë të investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, qendrës së gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira.

Në fazën e dytë do të kryhet rikonstruksioni i shërbimit të neonatologjisë, ndërsa në fazën e tretë do të jetë  investimi në sistemin e veshjes dhe paneleve diellore, për të bërë edhe kursimin e energjisë, për të qenë edhe ne pjesë e aksinonit global për eficençën e energjisë.

/a.r

Next Post
“Ka parregullsi”/ Voton Harxhi, thirrje Bashës: Nëse demokratët nuk do të gjejnë emrat në lista, procesi do të jetë fars për ne

"I largoi edhe të rinjtë...", Harxhi sulmon Bashën: Hakmarrje e sëmurë ndaj FRPD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In