Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka marrë fjalën në seancë për të replikuar me kreun e PD-së Lulzim Basha për çështjen e pandemisë dhe vdekjeve. Teksa Basha është çuar fillimisht nga vendi duke i përsëritur akuzat dhe më pas i është afruar foltores.
“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni 8 muaj që hidhni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione. Shqipëria ia ka dalë ndërkombëtarisht të fitojë betejat e vështira. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë, pa din e iman. Studioni më shumë për fatalitetet dhe mos fërkoni barkun. Të bashkohemi të gjithë së bashku që këtë betejë ta përballojmë siç duhet”, deklaroi Manastirliu.