• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Hapen 28 qendrat shëndetësore verore, 160 mjekë të trajnuar për pacientët me COVID

by Java News
27/06/2020 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektoi sot qendrën shëndetësore verore Currila, në Durrës, e hapur enkas për sezonin turistik.

Prej andej bëri me dije hapjen e 28 qendrave shëndetësore verore në pikat turistike bregdetare dhe malore në të gjithë vendin.

“Kemi hapur si çdo vit në 15 Qershor 28 qendra shëndetësore verore, për të qenë afër çdo qytetari dhe pushuesi që ka nevojë për ndihmë mjekësore gjatë periudhës së pushimeve gjatë gjithë bregdetit por edhe në zonat malore janë vendosur këto qendra shëndetësore, të cilat janë 24 orëshe në shërbim të qytetarëve”, tha Manastirliu.

Nisur nga situata e epidemisë, ministrja deklaroi 160 mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në këto qendra verore janë trajnuar për të identifikuar dhe referuar pacientë të prekur nga Covid-19.

“Ky trajnim është kryer nga Qendra e Urgjencës Kombëtare për të gjithë 160 mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në qendrat shëndetësore verore”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu deklaroi se nuk duhet ulur vigjilenca për rastet potenciale me Covid-19.

“Puna do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik por duke patur në vëmendje gjithashtu edhe rastet potenciale që mund të jenë me COVID-19 në këto qendra dhe stafi do të sinjalizojë menjëherë strukturat tona sipas zonave dhe qarqeve ku ato janë vendosur, gjithashtu edhe Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore e cila është e angazhuar 24/7 në gatishmëri për çdo rast të referuar dhe dyshuar me COVID-19”, tha Manastirliu.

28 qendrat shëndetësore verore dhe 14 postacionet e autoambulancave do të koordinohen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor-31 Gusht 2020.

g.kosovari

Next Post
“I ndryshoj flokët që të dukem gocë tjetër për burrin”/ Këngëtarja shqiptare i ka habitur të gjithë me deklaratën

"I ndryshoj flokët që të dukem gocë tjetër për burrin"/ Këngëtarja shqiptare i ka habitur të gjithë me deklaratën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com