• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Hapen 26 qendra shëndetësore verore, shërbim 24 orë gjatë sezonit turistik

by A R
06/06/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke filluar nga sot, 26 qendra të posaçme verore do të jenë në shërbim të pushuesve gjatë gjithë sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi nga Vlora se qendrat shëndetësore verore do të jenë të hapura 24 orë në 7 ditë të javës.

“26 qendra shëndetësore verore janë në shërbim të pandërprerë përgjatë të gjithë vijës bregdetare dhe në zonat me turizëm malor deri në mesin e muajit shtator. Kemi vendosur një standart të ri për qendrat shëndetësore, të cilat ofrojnë kushte dinjitoze për pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj që frekuentojnë Shqipërinë gjatë sezonit turistik.”, tha Manastirliu.

Sa I takon risive të këtij viti, në Dhërmi, veç qendrës ekzistuese, këtë vit kemi ndërtuar edhe një qendër të re model për sezonin turistik. Ndërsa në Tale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur për herë të parë një qendër shëndetësore verore me shërbim 12 orësh, nisur nga nevoja që ka patur vitin e shkuar nga frekuentimi I lartë ditor I këtij plazhi.

“119 mjekë dhe infermierë janë trajnuar për çdo emergjencë dhe do të shërbejnë 24 orë në zonat turistike ku ka frekuentim të lartë pushuesish, duke filluar që nga zonat malore si Thethi, Razma, Valbona për të vijuar me plazhet përgjatë gjithë vijës bregdetare deri në Ksamil”, u shpreh Manastirliu.

26 qendrat verore janë pajisur me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore të urgjencës. Ne listen e barnave dhe materileve mjekësore janë përfshirë medikamente të cilat mbulojnë të gjithë semundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore, si intoksikacione, problemet nga dielli, etj. Cdo qendër është e pajisur me 52 lloje barnash dhe 25 artikuj materialesh mjekesore ku perfshihen analgezike, spazmolitiket, antihipertensivet, antiaritmiket, antipiretike (kunder temperatures se larte), diuretic, antiflamatore, antialergjike, kortizonik, solucion rehidruese, etj.

Manastirliu u ndal dhe te riorganizimi i shërbimin të urgjencës në territor.

“Veç qendrave verore, 17 autoambulanca janë përcaktuar në pika kyçe përgjatë gjithë bregdetit dhe zonave turistike më të frekuentuara: Nga Valbona deri në Sarandë. Nisur nga nevojat e vitit të kaluar, kemi vendosur për herë të parë një autoambulancë fikse në Dhërmi dhe 1 në Jalë gjatë fundjavës, ku fluksi I turistëve është I lartë”, tha Manastirliu.

Çdo autoambulancë ështe e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore bazë, duke filluar nga cantat e mjekut me 17 instrumente për ofrimin e ndihmës së parë, sete intubimi dhe ventilimi për ti ardhur në ndihmë në terren pushuesve për cdo emergjencë.

Edhe spitalet –tha Manastirliu- sidomos ato pranë zonave turistike do të jenë në gadishmëri me personel të përforcuar për të përballuar fluksin gjatë sezonit turistik për ti shërbyer qytetarëve në kohë dhe me cilësi.

Shërbimi i helikopterëve me ekipin e Urgjencës Kombëtare Mjekësorte gjithashtu është në dispozicion të çdo emergjence.

Teksa prezantoi planin e masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale për një sezon turistik të sigurtë, Ministrja Manastirliu I bëri dhe një apel qytetarëve për të qenë bashkëpunues për të lehtësuar kalimin e autoambulancave për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve sa më shpejt, për cdo urgjencë mjekësore./a.m.                                  

Qendra Shendetesore Verore

Valbone

Razem

Tamarë

Theth

Velipoje

Shengjin

Tale

Gjiri i Lalzit

Currila

Durres Plazh

Shkembi i Kavajes

Golem

Mali i Robit

Divjake

Darezes

Zvernec

Vlore  Plazhi Vjeter

 Radhime

Drimadhes

Himare

Qeparo

Borsh

Ksamil 1

Ksamil 2

Pogradec

Kala e Dodës

 

 

Next Post
Shëngjin/ Gurët rrëshqasin mbi autobusin në ecje, plagosen dy gra

VIDEO/ Gurët rrëshqitën nga mali, shikoni si u katandis autobusi, shoferi tregon tmerrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

Seanca për masën e sigurisë së Metës, prokurori i SPAK: Veprimtaria kriminale nga 2007 në 2017, rrezikshmëria shoqërore është evidente

May 11, 2026
Protestë me 100 vetë?! Berisha: Uragani jonë tronditi themele e “narkoregjimit”…

Protestë me 100 vetë?! Berisha: Uragani jonë tronditi themele e “narkoregjimit”…

May 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 12 Maj 2026

May 11, 2026
Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Hoxha takim me homologun Berendsen: Holanda mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

May 11, 2026
Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867  turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

Kroçera “MS Oosterdam” vjen në Sarandë, 1,867 turistë nga shtete të ndryshme vizitojnë qytetin

May 11, 2026
Rama për protestat e PD: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë, por s’ka bllokim negociatash

Rama për protestat e PD: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë, por s’ka bllokim negociatash

May 11, 2026
“S’e keni idenë sa njerëz në botë do donin të kishin problemet tuaja”. Rama ndan ‘porositë’ që i dha profesori i Drejtësisë

“Asnjë ministër nuk do ketë punë me tenderat”, Rama: Dialog edhe me vendorët

May 11, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Sot seanca për Ilir Metën në GJKKO, Cakrani: Shpresojmë për një lajm të mirë

May 11, 2026
Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

May 11, 2026
Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In