• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Gjithçka transparente në punësimin e mjekëve, aplikoni në portalin “Mjekë për Shqipërinë”

by Java News
06/06/2019 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Manastirliu ftesë të hapur mjekëve: “Punësoheni me meritë, pa patur nevojë të njihni ministrin, deputetin apo drejtorin. Rikthejmë besimin në sistemin shëndetësor” “Aplikoni në portalin Mjekë për Shqipërinë brenda datës 15 Qershor për vendet vakante në sistemin shëndetësor publik, për t’u punësuar me meritë dhe transparencë”. Me një ftesë të hapur, Ministrja Manastirliu ju drejtua mjekëve për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor në vend, gjatë ceremonisë së 25 vjetorit të krijimit të Urdhrit të Mjekut.

“Ky portal është një instrument i ri në drejtim të transparencës dhe meritokracisë për rekrutimin e profesionistëve të shëndetit. Unë besoj se këto mekanizma rrisin besimin në sistem. Sepse nuk ke më nevojë të njohësh ministrin, deputetin apo drejtorin për t’u punësuar në sistemin shëndetësor publik”, tha Manastirliu në fjalën e saj. Që nga Janari 2019, janë punësuar në sistemin shëndetësor publik, 245 mjekë, nga të cilët, 135 mjekë specialistë I janë atashuar spitaleve rajonale dhe bashkiake, sipas kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aplikimet në portalin mjeke.shendetesia.gov.al mbyllen në fazën e parë më datë 15 Qershor, për 112 vende vakante në shërbimin parësor dhe 79 vende të lira në shërbimin spitalor.

Duke deklaruar se reforma në shëndetësi nuk është pronë e ministrave apo politikanëve, por është pronë e atyre që punojnë çdo ditë në sistem, Manastirliu ftoi përfaqësuesit e Urdhrit të Mjekut dhe profesionistët e shëndetit të bëhen pjesë e organit më të ri këshillimor pranë Ministrit të Shëndetësisë. “Me ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, përfaqësuesit e mjekëve do të kenë një zë shumë të rëndësishëm në politikat vendimmarrëse, me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shëndetësisë, si organ këshillimor pranë Ministrit të Shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu u ndal tek investimet e reja në shëndetësi, si një element thelbësor për të përmirësuar kushtet e punës për personelin shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për pacientët. “Për të mos harruar nga u nisëm, mbaj mend fillimin e punës në QSUT, kur jo vetëm mungonte serumi dhe medikamentet bazë, por mbi të gjitha kishte demotivim të stafit mjekësor. Me rritjen e pagave, investimet në shëndetësi që po vijojnë çdo ditë dhe me sigurimin e kushteve për më shumë siguri për mjekët, po rikthehet besimi në sistem”, tha Manastirliu. Gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 25 vjetorit të Urdhrit të Mjekut, u nderua prof.dr. Besim Elezi, kirurg i shquar që njihet si “babai” i kirurgjisë shqiptare, I cili ka qenë njëherësh ndër themeluesit e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë. Me çmimet e Urdhrit të Mjekut u nderuan edhe mjekët që kanë dhënë jetën në krye të detyrës si dhe themelues dhe figura të njohura të Urdhrit të Mjekëve.

Në takimin e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë drejtues të organizatave Botërore të Profesionistëve të Shëndetit, ku aderon Urdhri i Mjekut të Shqipërisë./l.m

Next Post
Tërmeti në Korçë, Spiropali: Gati për rindërtimin e banesave të shembura

Tërmeti në Korçë, Spiropali: Gati për rindërtimin e banesave të shembura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

Kosova i kërkon dorëheqjen, ministrja: S’kam bashkëpunuar me Hagën për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së

September 27, 2026
Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna -

Stuhia e fuqishme ‘paralizon’ verilindjen e SHBA-së, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New York e New Jersey

September 27, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

Shpërndanin drogë pranë shkollave me monopatina, taksi e delivery, 31 të arrestuar dhe 14 në kërkim në Tiranë

September 27, 2026
Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 27, 2026
‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

‘Tiranathlon’ në kryeqytet, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

September 27, 2026
Aksident dramatik në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

September 27, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

September 27, 2026
Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com