• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Gati plani për spitalet, ngrihet sistemi i patronazhimit

by Java News
12/12/2017 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një takim të gjerë me drejtuesit e shërbimeve mjekësore, drejtues të institucioneve shëndetësore, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë si dhe me prezencën e deputetëve të Komisionit të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi strategjinë e Shëndetësisë 2020 në ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor |Universal.

“Kemi hapur dritare të reja në shëndetësi, po zhvillojmë partneritete, po rrisim numrin e paketave mjekësore, duke rritur dhe financimin publik. Qëllimi ynë i pandryshueshëm është që: Asnjë qytetar të mos bjerë në varfëri, për shkak të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu në fjalën e saj.

Duke renditur arritjet e deritanishme, Minmistrja Manastirliu theksoi se, sot 600,000 qytetarë të pasiguruar, kryesisht nga grupet vulnerabel marrin pa asnjë pagesë shërbimet shëndetësore tek mjeku i familjes dhe barnat e rimbursueshme! Urgjenca kardiake 24/7 ishte një ëndërr 20 vjeçare e profesorëve që drejtojnë shëndetësinë shqiptare? Sot është një realitet i prekshëm në QSUT! Të gjithë në e dime se rradhet e pritjes për vendosje diagnose per CT, MRI, provë ushtrimore, koronarografi ishin aq të gjata, saqe shqiptarët detyroheshin t’u dretoheshin spitaleve private, gjë që peshonte direkt në xhepat e tyre. Sot rradhët e pritjes janë të krahasueshme – madje dhe me të shkurtra – me vendet europiane, ndersa shërbimet shëndetësore ofrohen përmes paketave, si në sistemin publik, ashtu edhe ate privat. Çdo vit perfitojne 6800 qytetarë me sëmundje kardiovaskulare, pacientë hemodialize, apo pacientë që u nënshtrohen procedurave të transplantit. Çdo qytetar i moshës 35-70 vjeç, e ka të garantuar kontrollin mjekësor bazë për një paketë ekzaminimesh që vlerëson riskun për sëmundshmërinë, duke rikthyer vëmendjen e shtetit tek shëndeti, dhe jo vetëm tek sëmundja.

Lidhur me investimet e pritshme, Ministrja Manastirliu u shpreh: “Nga viti 2018, ne do te fillojme ne 4 vite programin e rehabilitimit te 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin! Do lehtësojme aksesin dhe do sigurojmë kujdes cilësor ne filtrin e parë te sistemit, që është kujdesi parësor! Deri në vitin 2021, do të kemi transformuar 11 spitalet rajonale duke i akredituar dhe rankuar, bazuar në cilësinë e shërbimeve. Ne tre vitet e ardhshme, do te transformojme spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe të urgjencës dhe shërbimeve bazë”, u shpreh znj.Manastirliu.

Duke theksuar se sistemi shëndetësor nuk do të shihet si i fragmentuar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregoi hapat konkretë ku do të ndërhyhet për përmirësimin e shërbimit në spitale.
“Kemi gati planin per Spitalet universitare të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri Patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotësuar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë sipas që kanë spitalet rajonale. Çdo të thotë kjo? Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundëojë shpërndarjen e mjekësve aty ku është nevoja, pra spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale, e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja. Asnje spital nuk do të dergoje pacientë direkt në spitalet universitare, pa ndjekur sistemin e brëndshëm referimi dhe pa u konsultuar me mjekët e shërbimit terciar. Konsultat do te kryhen permes sistemeve si telemjekësia, përjashtuar këtu rastet urgjente, të percaktuara qarte në protokollet e miratuara”, tha znj. Manastirliu.

Lidhur me urgjencën e zemrës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Plani ynë për Urgjencën kardiake është qe brenda vitit 2019 trajtimi i rasteve te urgjencës kardiake te shtrihet në Spitalin Shefqet Ndroqi dhe Spitalin e Shkodrës. Gjatë 2018 do të hapim hemodinamikën në spitalin e Fierit për të mbuluar zonen e jugut te vendit, duke krijuar kështu një hartë të re të shërbimeve të kardiologjisë invasive publike. Ndërsa flotës së shërbimit të urgjencës kombëtare do t’i shtohen 35 autoambulanca te reja gjatë vitit 2018, për një shërbim të shpejtë dhe dinjitoz.”.
Ministrja u ndal dhe te shërbimet e reja që do të implemetohen në vitin 2018.
“Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm zgjerojmë gamën e analizave laboratorike në shërbimin publik, nga 20-70 lloje analizash që ofrohen sot, në 164 teste, duke 3-fishuar analizat që do të kryhen falas në spitalet publike. Jo vetëm do të zgjerojmë gamën e analizave, por do te vendosim një standard të ri të certifikuar të shërbimit laboratorik”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Ministres Manastirliu, do të eleminohet çdo burokraci që rëndon  mbi qytetarët, në formën e sorrollatjeve dhe vonesave në shërbime, sikurse kemi nisur me heqjen e disa dokumenteve si karta e shëndetit dhe do të vijojmë së shpejti me heqjen e rekomandimit në letër dhe përfshirjen e të gjithë qendrave të kujdesit parësor në sistemin e ri të referimit elektronik të konsultave duke vijuar me programin tonë të shëndetësisë elektronike.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “O llumi Shqipërisë”- Gjergj Luca shpërthen ndaj Sali Berishës: Nuk të kam asnjë borxh, çdo gjë e kam me punë dhe gjak!

VIDEO/ “O llumi Shqipërisë”- Gjergj Luca shpërthen ndaj Sali Berishës: Nuk të kam asnjë borxh, çdo gjë e kam me punë dhe gjak!

November 26, 2026
“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

“2027 mund të jetë viti i Shqipërisë në BE”- Këshilli i Integrimit, Kos: Duhet dialog politik! Lufta kundër korrupsionit dhe zbatimi i ligjit, vendimtare

November 26, 2026
Kredi për apartamente që në fazën e gropës? Ja ndryshimet ligjore që po përgatiten

Kredi për apartamente që në fazën e gropës? Ja ndryshimet ligjore që po përgatiten

November 26, 2026
Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

November 26, 2026
“Vullnet politik për reformat”- Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Shqipëria në BE objektiv mbarëkombëtar, mbështetje dhe për Kosovën

“Vullnet politik për reformat”- Këshilli Kombëtar i Integrimit, Balla: Shqipëria në BE objektiv mbarëkombëtar, mbështetje dhe për Kosovën

November 26, 2026
Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave!

Arrestohen dy irakianë në Gjermani, dyshohet se po planifikonin një sulm ndaj sinagogave!

November 26, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

November 26, 2026
A do shkarkohet Albin Kurti si kryeministër? Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 11:00

Humbësit e mëdhenj të fondeve të BE-së, Kosova rrezikon edhe 131 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes!

November 26, 2026
Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

Bujqësia dhe integrimi, Salla: Jemi në rrugën e duhur drejt integrimit në BE-si! Prodhimi vendas me cilësi të lartë

November 26, 2026
Hakerat nuk kursejnë as sportin, FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave!

Hakerat nuk kursejnë as sportin, FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In