• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Fuqizojmë shërbimin Parësor në të gjithë vendin

by Java News
11/05/2017 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dy poliklinikat e mëdha të Specialiteteve të Tiranë si dhe poliklinika e Korçës do të pajisen me të gjithë gamën e aparaturave diagnosikuese dhe laboratorike. Në kuadër të Marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në Ministrinë e Shëndetësisë u firmosën sot (e enjte) dy kontrata të pajisjeve mjekësore dhe e Laboratorëve për poliklinikën e Specialiteteve nr 2 dhe 3 në Tiranë, si dhe për poliklinikën e Korçës.
“Sot firmosëm dy kontrata shumë të rëndësishme, në kuadër të kredisë me Kooperacionin Italian përsa i përket fuqizimit të sistemit Parësor në vend, në kuadër të projektit shumë të rëndësishëm për fuqizimin e dy poliambulancave në Tiranë dhe tre poliambulancave të tjera në Korçë, në Gjirokastër dhe në Peshkopi. Përveç përfundimit të punimeve të rehabilitimit në dy poliklinikat e Tiranës, firmosim edhe kontratat, të cilat garantojnë që brenda një periudhe 60 ditore, pra në fund të muajit Korrik, do të kemi mundësi të fuqizojmë me aparatura mjekësore dhe laboratorike dy poliambulancat e Tiranës, pikërisht ambulancën nr. 2 dhe ambulancën nr. 3 si dhe poliambulancën e qytetit të Korçës. Është një projekt i cili padyshim përmirëson shërbimin shëndetësor parësor në Shqipëri dhe fuqizon akoma më shumë mjekun e familjes, për të garantuar një shërbim më të mirë për qytetarët”, u shpreh znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë.
 
Për drejtorin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ky investim, është në vazhdën e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë, veçanërisht në rehabilitimin e Poliambulancave.
“Parashikojmë që në të ardhmen të rrisim bashkëpunimin për funksionimin më të mirë të rrjetit shëndetësor të spitaleve, me bashkëpunime të tjera në fushën e urgjencave shëndetësore dhe ndihmës së shpejtë në spitalet përgjatë bregdetit. Do të ndërhyjmë në gjithçka që ka të bëjë me nevojat e popullsisë shqiptare dhe fluksin në rritje të turistëve. Kjo, falë përfshirjes së enteve të rëndësishme italiane shumë të njohura në Botë”, u shpreh z. Nino Merola, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim për Shqipërinë.
 
Pajisja e 2 poliklinikave të Specialiteteve në Tiranë, si dhe poliklinikës së Korçës me aparaturat e nevojshme është pjesë e projektit të madh të rehabilitimit dhe pajisjes së 5 poliklinikave, me vlere 5 milion Euro, i cili po implementohet  me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane.
Falë këtij projekti, Ministria e Shëndetësisë ofron shërbime të specializuara, me cilësi, në poliklinikën nr.2 dhe nr.3 në Tiranë, në Poliklinikën e Korçës, Gjirokastrës dhe Peshkopisë, duke i rikonstruktuar dhe pajisur ato me aparatura mjekësore të rëndësishme radiologjike dhe pajisje laboratorike.  Janë 37 lloje të ndryshme pajisjesh mjekësore, si, endoskopë, ezhe, holtera, aspiratorë, biçikleta, defibrilatorë, etj si dhe 20 lloje pajisjesh laboratori, si, elektroforeza, analizatorë gjaku, sterilizatore, autoklava, etj, me të cilat do të pajisen 3 poliklinikat brenda muajit Korrik.
ma.me 
Next Post
Deutsche Telekom do të mundësojë për herë të parë shfaqjen në 360-gradë të Gorillaz   

Deutsche Telekom do të mundësojë për herë të parë shfaqjen në 360-gradë të Gorillaz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 19, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

August 19, 2026
“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com