• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu flet nga “Covid 3”: Ja kur do të rihapet ky spital

by A R
26/08/2021 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga rritja e numrit të pacientëve të prekur me COVID-19 në Spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatitet për ta rihapur spitalin Covid 3, sipas planit të përballimit të vjeshtë-dimrit, nëse do të jetë e nevojshme. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila pa nga afër përgatitjet që po bëhen në spitalin Covid 3, duke theksuar se do të angazhihen sërish stafet mjekësore përforcuese, të cilat tashmë janë të përgatitura pas eksperiencës së tyre të mëparshme.

“Ne jemi duke u përgatitur që në rast se do të vijojmë të kemi më shumë raste që do të kërkojnë shërbim spitalor, jemi tashmë gati. Ashtu sikurse është bërë në planin tonë të vjeshtë-dimrit të hapim struktura të reja dhe të rihapim në fakt Covid3, sipas pavioneve të caktuara, siç e kemi vendosur edhe të marrim stafet paraprake, ata të cilët do të shërbejnë, të cilët praktikisht janë gati sepse kanë shërbyer më parë në këtë struktura”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për gjendjen e të shtruarve në spitale, Manastirliu tha se 95% e tyre janë të pavaksinuar, duke u bërë thirrje edhe familjarëve për të nxitur sa më shumë të afërmit e tyre për t’u vaksinuar.

“Takova pak më parë motrën e një vajze të shtruar në Infektiv, e cila ishte vaksinuar, ndërsa motra jo dhe për fat të keq është në spital. Janë rreth 95% e pacientëve që janë të pavaksinuar, por që këtu tani luajnë shumë rol edhe familjarët. Nëse kanë dijeni që një i afërm i tyre nuk e ka bërë ende vaksinën duhet të luajmë rol të gjithë për të nxitur sa më shumë në bërjen e vaksinës, sepse simptoman e virusit edhe kur të zë janë më të lehta”, tha Manastirliu.

Ndërkohë shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo tha: “Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid 1 ka ardhur duke u shtuar nga fund korriku deri tani, në ditët e fundit të gushtit. Ajo që vihet re është që kemi grupmosha të ndryshme, ku veçohen dhe moshat 20 vjeç e lart, pra moshat e reja. Natyrisht që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar, pra mbizotërojnë të pavaksinuarit”.

Gjatë inspektimit të përgatitjeve që po bëhen për hapjen e spitalit Covid 3 në rast se do të nevojitet, Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë qytetarët +18 vjeç për t’u vaksinuar, sidomos studentëve të cilët së shpejti do të rikthehen në auditore.

“Ka edhe një angazhim shumë të madh të gjithë strukturave të shëndetit publik për të vajtur tek çdo qytetar, i cili ende nuk e ka kryer vaksinën dhe që është kategori risku. Por mbi të gjitha edhe për të rritur mbulesën vaksinale tek të rinjtë. Ndaj edhe shtatori është sërish muaj i hapur për të vijuar vaksinimin +18 vjeç, për të vijuar vaksinimin sidomos me studentët të cilët do të jenë në auditore dhe që është shumë e nevojshme vaksinimi i tyre, në mënyrë që të ulim infektueshmërinë, por mbi të gjitha të ulim edhe problematikat e shëndetit që sjell virusi”, ka apeluar Manastirliu.

/a.r

Next Post
Ju kam killera për qejfi ju, xhihadistët e Albin Kurtit

Qeverisë së Albin Kurtit nuk i bën përshtypje vdekja e njerëzve, Kosova jashtë kontrollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji takim me intelektualët: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji takim me intelektualët: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

Izraeli shënjestron policë të Hamas-it, 10 oficerë të vrarë që nga fillimi i luftës

March 18, 2026
“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

“Guxim dhe drejtësi”/ Kryetari i Knessetit përgëzon Ramën për qëndrimin ndaj Iranit

March 18, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës nga ish-i dashuri, hetuesit ngren dyshime edhe për të atin e Mark Samson

“E godita disa herë, nuk bërtiti shumë”, 24-vjeçari që vrau Ilaria Sulën flet në gjyq! Avokatja Halili zbërthen skenarin

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In