• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu firmos marrëveshje 2-vjeçare me OBSH: Masa të përbashkëta për vaksinimin

by Java News
21/02/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, dhe drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Zsuzsanna Jakab, firmosën në Podgoricë marrëveshjen 2 vjeçare 2018-2020 për asistencën e OBSH-së për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend, me synim garantimin e mbulimit shëndetësor universal të popullatës.

Kjo marrëveshje i hap rrugën forcimit të bashkëpunimit në disa fusha të rëndësishme për vendin veçanërisht në përmirësimin e programit të vaksinimit, për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rezistencën Antimikrobiale, për përmirësimin e mbulimit shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare, tumoreve, diabetit dhe sëmundjeve kronike respiratore si dhe menaxhimit më të mirë të faktorëve të riskut.

“Shtrirja e programit të vaksinimit është në nivelin 97% në Shqipëri, duke arritur kriteret e përcaktuara nga OBSH. Megjithëse ky mbulim vaksinal është ndër më të lartët në Evropë, ne po punojmë për nxitjen e programit të vaksinimit edhe te ato grupe që e refuzojnë vaksinimin. Ne vlerësojmë mbështetjen e OBSH-së për zgjerimin e programit të vaksinimit për sëmundjet e parandalueshme përmes këtij procesi, që ne e konsiderojmë, si një të mirë publike”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

“Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm përpara sa I takon programit të vaksinimit dhe asistenca e OBSH-së do të vijojë jo vetëm për imunizimin por edhe programe të tjera për përmirësimin e shëndetit publik të popullatës”, u shpreh znj. Jakab gjatë takimit me Ministren Manastirliu.

Më herët, në takimin e 11 shteteve të Evropës Juglindore, Ministrat e rajonit dolën me një deklaratë të përbashkët për forcimin e masave për vaksinimin dhe përafrimin e programeve të tyre të vaksinimit me Planin e Veprimit për Vaksinimin të Evropës 2015 – 2020.

Me deklaratën e përbashkët Ministrat u angazhuan të çojnë përpara planin pesëvjeçar për imunizimin të vendeve të Evropës Juglindore, për:

· sigurimin e aksesit në financim, cilësi të vaksinave – duke tejkaluar pengesat mbi furnizimin me vaksina, legjislacionin në fuqi për prokurimin e tyre, çmimet e vaksinave dhe programet e financimit;

· sigurimin e vendimeve të bazuara në evidencë për futjen e vaksinave të reja apo rishikimin e kalendarit të vaksinave – duke siguruar krijimin e grupeve këshillimore

· ofrimin e aksesit të barabartë në programet e imunizimit dhe vaksinimit – duke siguruar që politikat e imunizimit janë jo diskriminuese, gjithëpërfshirëse, veçanërisht për komunitetet e marxhinalizuara, migrantët dhe minoritetet;

· stimulimin e kërkesës për vaksinimi në fëmijëri dhe për përfshirjen e vaksinave të reja në kalendarin kombëtar të imunizimit – duke forcuar promovimin, mobilizimin social dhe edukimin shëndetësor.

Next Post
Titujt e pronësisë, Gjonaj thirrje qytetarëve: Denonconi rastet abuzive. Reforma i jep fund mbivendosjes

Titujt e pronësisë, Gjonaj thirrje qytetarëve: Denonconi rastet abuzive. Reforma i jep fund mbivendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In