• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Është rritur me 14 % mbulimi i territorit me autoambulanca

by A R
27/07/2018 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

100 autoambulanca të Urgjencës Kombëtare janë pajisur me mjetet e reja jetëshpëtuese, duke ngritur në një standard të ri shërbimin e urgjencës në territor.

Në aktivitetin “Modernizimi i Urgjencës Kombëtare” një vit pas krijimit të Njësisë së Koordinimit të Urgjencave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se në 6 muajt e parë të vitit 2018  është rritur me 14% mbulimi i territorit me autoambulanca, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ulur kohën e pritjes për shërbimin e urgjencës në 17-19 minuta.

“Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës paraspitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetëshpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikametesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standart të ri shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Një tjetër risi e prezantuar e prezantuar sot për shërbimin e Urgjencës Kombëtare është standartizimi i uniformave të personelit të urgjencës së Tiranës.

“Shërbimi i urgjencës mjekësore tashmë ka uniforma të standartizuara, që i japin një fytyrë të re, dinjitoze, urgjencës kombëtare. E kemi filluar nga Urgjenca e Tiranës dhe Njësia e Koordinimit, për të vijuar me Durrësin dhe me të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Manastirliu deklaroi gjithashtu se do të pasurohet flota e autoambulancave në territor.

“Brenda vitit do të kemi 32 autoambulanca të reja, moderne, plotësisht të pajisura me mjetet jetëshpëtuese -defribilator, bombula oksigjeni, aspirator, etj- që padyshim do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Gjatë aktivitetit, u prezantuan gjithashtu të dhënat e Njësisë së Koordinimit sa i takon përgjigjes ndaj urgjencave mjekësore.

Me ngritjen e kësaj njësie, numri i thirrjeve është katërfishuar, duke u kryer 187 mijë shërbime. Me sistemin e ri të koordinimit nuk ka asnjë thirrje të humbur, pasi për qytetin e Tiranës, sot janë aktive 60 linja, e thënë ndryshe 60 persona mund të jenë paralelisht në linjë duke mos ju shfaqur askujt linja e zënë, sic ndodhte më parë.

Këto të dhëna janë përkthyer në më shumë shërbime në territor për urgjencat mjekësore. 30 mijë misione me autoambulancë/vit kundrejt jo më shumë se 10 mijë që kryheshin më parë.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te roli shumë I rëndësishëm sa I takon koordinimit të shërbimit të urgjencës gjatë sezonit turistik. Që prej hapjes së 26 qendrave shëndetësore verore 17,364 pushues kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë kryer 510 shërbime me autoambulancë në zonat turistike nga një staf i kualifikuar dhe i trajnuar për dhënien e ndihmës së parë.

Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet në urgjencën kombëtare do të vijojnë jo vetëm në urgjencën paraspitalore por edhe në urgjencat e spitaleve, me investimet e mëdha që nisin së shpejti për ndërtimin e spitalit të ri të  urgjencës dhe patologjisë të Elbasanit, përfundimin e urgjencës së spitalit të Dibrës, etj.

Në mbyllje të fjalës së saj, Ministrja Manastirliu bëri një falenderim të veçantë mjekët dhe infermierët e shërbimit të urgjencës që punojnë cdo ditë,  për të shpëtuar jetë!/a.m.

Next Post
FOTO/ Goditen thertoret ilegale në Burrel e Përmet, ja çfarë u gjet brenda

FOTO/ Goditen thertoret ilegale në Burrel e Përmet, ja çfarë u gjet brenda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In