• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Do mbulojmë 100% të nevojave për trajtimin e kancerit të gjirit

by Java News
20/03/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të sigurojë 100% të trajtimit me barin e shtrenjtë Trastuzumab (Herceptine) për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, përmes një marrëveshje të negociuar nga qeveria shqiptare me kompanitë mëmë për të siguruar një ulje të rëndësishme të cmimit, në mënyrë që të garantojmë për herë të parë falas këtë kurë të shtrenjtë por  jetike për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje”. Deklarata u bë sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, në takimin “Beteja me kancerin e gjirit vazhdon…”, organizuar nga shoqata YËCA.

“Ne të gjithë këtu e dimë shumë mirë sesa problem kemi patur ndër vite me mbulimin 100 % të medikamenteve për tumoret në Shqipëri. Sot me krenari them që ne mbulojmë 100 % të trajtimeve me medikamente të linjës së parë. Sigurisht, kemi shumë për të bërë por një lajm të mirë dua tja u jap sot. Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne I kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrejntë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti të vitit 2018 ne të mbulojmë 100 % të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manstirliu.

Ministrja deklaroi gjithashtu se përveç trajtimit medikamentoz, Brenda muajit Prill do të zgjerohet trajtimi radioterapeutik për sëmundjet tumorale, me vënien në punë të akseleratorit të dytë linear në shërbimin onkologjik në QSU.

“Nuk është e largët koha kur trajtimi me radioterapi kryhej përmes aparaturës së vjetër të kobaltit, ndërsa sot që flasim, rreth 50 pacientë në ditë e marrin shërbimin e radioterapisë me aparaturën bashkëkohore të akseleratorit linear në QSUT dhe Brenda muajit Prill do të vëmë në funksion akseleratorin e dytë linear që tashmë është instaluar pranë spitalit onkologjik, për të zgjeruar shërbimin për personat që vuajnë nga sëmundjet tumorale”, tha Ministrja Manastirliu.

Ajo vuri theksin te rëndësia e parandalimit, pasi, nëse kapet në kohë, kanceri I gjirit trajtohet dhe mund të kurohet.

“Dy mamografi të lëvizshme ofrojnë shërbimin në komunitet, kryesisht për gratë e zonave rurale që kanë më pak mundësi aksesi në këto shërbime, duke bërë të mundur që rreth 5 mijë gran ë vit të kryejnë këtë ekzaminim vetëm përmes mamografëve të lëvizshëm. Ndërkohë brenda muajve të parë të këtij viti, ne do të fuzisojmë spitalet rajonale me 5 mamografë të rinj, për të ofruar shërbimin sa më afër njerëzve, aty ku janë nevojat”, tha Manastirliu.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë gra të mbijetuara nga sëmundja e kancerit të gjirit, deputete, ambasadori amerikan Lu, ambasadori austriak Sattler, aktivistë të shoqërisë civile, etj. u dha mesazhi për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes sepse beteja me kancerin e gjirit është një betejë që mund të fitohet, nëse sëmundja kapet në kohë.

a.ç

Next Post
Revolucioni i gjelbër i Tiranës, Veliaj: Po i afrohemi finishit me 100 mijë pemë të reja

Revolucioni i gjelbër i Tiranës, Veliaj: Po i afrohemi finishit me 100 mijë pemë të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dilemat e PD dhe Kuvendi, Ivi Kaso: Riformatimi i Partisë Demokratike nuk është tabu

“Peleshi noter, Parlamenti realizon normën”, Kaso: Vetëm 3 deputetë dinë ç’është votuar për kodin penal

January 29, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

“Jemi në presion me kohën”, Mazniku flet për ‘Territorialen’: Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

January 29, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

January 29, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

January 29, 2026
Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

Fundi i një tabuje mesjetare, Franca heq konceptin e detyrimit martesor për marrëdhënie seksuale

January 29, 2026
Zbrit nga ballkoni Sali dhe udhëhiq mosbindjen civile, ndryshe mos u tall me demokratët

“Reforma territoriale po ribëhet, sepse e para dështoi”, Mërtiri: U bë në funksion të politikës, jo të qytetarëve!

January 29, 2026
Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

Skandali seksual në Malin e Zi/ Pas postimit të videove me këshilltarin e presidentit, flet zyrtarja e lartë: Më tha se s’kisha ku të fshihesha

January 29, 2026
Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

Trump mbledh kabinetin pas debateve mes demokratëve dhe republikanëve: Po punojmë të mos kemi mbyllje të dytë të qeverisë

January 29, 2026
Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

Izolimi i Berishës dhe dilema e PD-së: pse Basha mbetet i domosdoshëm

January 29, 2026
Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

Spiropali me raportuesin për Shqipërinë në PE: Fazë e re për mbylljen e negociatave

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In