• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Buxheti 2021 ka një financim historik për Shëndetësinë, 23 % më shumë se vitin 2020

by Ardit Rada
17/11/2020 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr. 4 në Tiranë, ka deklaruar se 1.2 milard lekë janë vendosur për rimbusimin e trajtimit ambulator në banesë, që janë një mbështetje direkte për qytetarët, që do të përfitojnë paketën bazë të trajtimit për simptomat e COVID19, sipas udhëzimit të rifreskuar të mjekëve të familjes, të miratuar nga komiteti teknik i ekspertëve.

“Janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas, me një financim prej 1.2 miliard lekë nga qeveria shqiptare. Ky është një investim për shëndetin dhe një mbështetje më shumë për familjet, në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti I shtetit por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që ështe edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka nënvizuar rëndësinë e kontaktit me mjekun e familjes për trajtimin e COVID19 në banesë dhe ju ka bërë thirrje qyetarëve të lidhen me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për të shmangur keqinformimet apo trajtimet e gabuara.

“Një thirrje për të gjithë qytetarët, komunikoni direkt me mjekun e familjes. Nëse ende nuk jeni njohur me mjekun tuaj të familjes, një telefonatë tek 0800 40 40. Lutem shumë qytetarëve, po dhe ju si mjek familjeje duhet të bëni një punë shumë të madhe. Nuk vlejnë recetat e whatssup-it, lidhuni me mjekun tuaj”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me mjekë në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, Ministrja Manastirliu tha se buxheti 2021 ka një financim historik për Shëndetësinë, me rritje 23 % më shumë se vitin 2020.

“Siç jeni në dijeni, dje, Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2021. Me miratimin e buxhetit për vitin tjetër, sektori shëndetësor do të ketë një financim historik, 23 % më shumë se viti 2020. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë financiojmë me këtë? E para, financojmë 40% rritjen e pagave për të gjithë mjekët, infermierët, personelin tonë shëndetësor kudo në Shqipëri, në çdo sistem, parësor apo spitalor. Dhe kjo është me të vërtetë një mbështëtje reale për punën e madhe që bëjnë mjekët dhe personeli shëndetësor dhe mbi të gjitha, financojmë mbështetjen për qytetarët qoftë për trajtimin e COVID19 por edhe patologjitë e tjera si dhe investimet për rritjen e kapaciteteve”,tha Manastirliu.

Në kuadër të planit për përballimin e situatës vjeshtë-dimrin, Ministrja Manastirliu theksoi se po vijon vaksinimi ndaj gripit për të gjitha kategoritë e rrezikuara, sipas planifikimi të Instituit të Shëndetit Publik. “Pas vaksinimit të personelit shëndetësor, vijon vaksinimi për grupet e rrezikuara, sipas kalendarit nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP prof.Silva Bino e ka cilësuar procesin e vaksinimit ndaj gripit si një proces me ritme të mira dhe mbulim shumë të mire për grupet e rrezikuara.

“Po vijojmë me vaksinimin e grupeve të riskuara. Siç e kemi thënë janë të gjithë personat me sëmundje kronikë, personat mbi 65 vjeç, personat me dëmtime të imutnitetit, pavarsisht moshës që ata kanë. Vaksina po ecën shumë mirë, ka kërkesa, mbulimi ka qënë goxha i mirë, me gjithë fillimin e dozave të para që ne aplikuam dhe vaksinimi vazhdon. Pas administrimit të 100 mijë dozave të para, 37 mijë doza janë duke u shpërndarë në të gjithë vendin, ndërkohë janë në proces dhe vijnë brenda Nëntorit pjesa tjetër prej 230 mijë dozash vaksina”, tha Bino.

Next Post
Shifra të frikshme nga Kosova/ 16 të vdekur dhe 690 raste të reja me Covid-19

Shifra të frikshme nga Kosova/ 16 të vdekur dhe 690 raste të reja me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In