• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Aksion kombëtar për aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuar

by Java News
29/05/2018 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë, 29 Maj – “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të nisë një aksion kombëtar në të gjithë qendrat shëndetësore, spitalet dhe institucionet sociale për të garantuar aksesueshmërinë fizike për personat me aftësi të kufizuar”.

Në mbledhjen e parë të këtij viti të Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar drejtuar nga Ministrja Manastirliu, u diskutua mbi aksionet konkrete në rrëzimin e barrierave për personat me aftësi të kufizuar.

Ministrja Manastirliu I bëri thirrje edhe ministrive dhe institucioneve të tjera t’I bashkohen aksionit kombëtar për rritjen e aksesueshmërisë.

“Një ftesë për të gjitha bashkitë dhe ministritë që kanë projekte në fushën e ndërtimit, të garantojnë përshtatjen e tyre për personat me aftësi të kufizuar, në mënyrë që së bashku, të rrisim përfshirjen dhe të rrëzojmë barrierat për personat me aftësi të kufizuar”, tha Manastirliu.

Punësimi I personave me aftësi të kufizuar ka përparësi -theksoi Manastirliu- me nxitjen e ndërmarrjeve sociale, të sanksionuara tashmë me ligj dhe aktet nënligjore që po finalizohen do të bëjnë të mundur mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe përfshirjen në punësim të kateorisë së personave me aftësi të kufizuar.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te reforma e nisur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, për të krijuar një model të ri vlerësimi bio-psiko-social për këtë kategori, vlerësim që kryhet në cdo vend në Europë.

Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë ju kushtua vënies në efiçencë të Fondit Social, i cili sapo është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, një mekanizëm i ri i ngritur nga Qeveria për të përmirësuar dhe zgjeruar shërbimet sociale në territor.

Në takim merrnin pjesë edhe Ministrja e Drejtësisë znj. Gjonaj, zv/Ministra të disa fushave si Rendi, Arsimi, Kultura, Infrastruktura, etj si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe personave me aftësi të kufizuar, pjesë e Këshillit Kombëtar të Personave me aftësi të Kufizuar.

Përfaqësues të grupeve të interest vlerësuan se ky takim i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar është një mundësi e mirë për të rritur ndërveprimin mes institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interest për orientimin sa më efikas të politikave që lidhen me sigurimin e përfshirjes në të gjitha fushat të personave me aftësi të kufizuar./a.ç

Next Post
Parashikimi financiar sipas horoskopit, shenjat më me fat për paranë në 2018-n

Ndryshimet e mëdha ekonomike që përjetojnë këto 7 shenja horoskopi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In