• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: 240 pacientë simptomatikë me Covid-19, po ndiqen nga mjekët e familjes

by A R
05/06/2020 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se janë 240 pacientë asimptomatik me koronavirus, të cilët po ndiqen nga mjekët e familjes.

Gjatë një vizite që pati sot tek qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë, ministrja deklaroi se “Janë mbi 240 qytetarët të prekur nga Covid-19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore”.

Ajo bëri me dije se tashmë është vendosur sistemi online me një kategori të veçantë për ta, për të ndjekur sa më mirë pacientët e prekur nga Covid-19 dhe për t’i referuar në kohë në spital, nëse do të jetë e nevojshme.

Ministrja shtoi se nga qendra shëndetësore nr. 1 në Tiranë se do të vijojë programi i 300 qendrave shëndetësore.

“E di që e keni pritur prej kohësh dhe jam e kënaqur t’ju them se ju si staf dhe të gjithë banorëve të njësive bashkiake nr. 1 dhe 2 në Tiranë, që do të keni një qendër të re shëndetësore, pra do të zhvendoseni në një qendër më të madhe e cila do të rehabilitohet këtë vit, në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.

Po ashtu deklaroi se asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me Covid-19.

“Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Këtë e tregon fakti se rreth 40 mijë receta me rimbursim më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, janë marrë falas nga pacientët kronikë, që tregon se shërbimi për askënd nuk ka munguar”, tha Manastirliu.

/a.r

Next Post
Dyshimet për vrasjen misterioze / Roja që u ekzekutua në Himarë prezantohej si agjent i SHISH

Dyshimet për vrasjen misterioze / Roja që u ekzekutua në Himarë prezantohej si agjent i SHISH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In