• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu viziton spitalin e Durrësit: Mbi 4 milionë euro të investuara në drejtim të fuqizimit të gjithë shërbimeve të radiologjisë

by Java News
11/12/2022 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e shoqëruar nga Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Milva Ekonomi kanë inspektuar Spitalin Rajonal të  Durrësit, për të parë nga afër investimet në aparaturat e teknologjisë së lartë, që i janë shtuar këtij spitali.

Aparatura e re e matjes së dendësisë kockore (DEXA) dhe grafia e re digjitale janë dy prej investimeve të fundit në Spitalin Rajonal Durrës.

Duke folur për fuqizimin me aparatura të teknologjisë së lartë të spitaleve dhe poliklinikave, Manastirliu u shpreh: Janë mbi 4 milion euro të investuara në drejtim të fuqizimit të gjithë shërbimeve të radiologjisë ne vend. Të gjitha pajisjet janë të fjalës së fundit të teknologjisë, duke nisur nga 4 skanera të rinj të instaluar në Spitalet Universitare dhe Spitalet Rajonal të vendit. Gjithashtu 18 grafi digjitale të cilat janë të instaluara qoftë në Poliklinika, qoftë në Qendra Shëndetësore 24 orëshe, por edhe në spitalet tona.

Një tjetër shërbim me aparatura të reja në Spitalin e Durrësit është edhe ai i Okulistikës. Ministrja Manastirliu foli për zgjerimin e shërbimit të lenteve falas në spitalet rajonale.

“Ne kemi bërë të mundur që më shumë se 2800 të moshuar kryesisht, të përfitojnë paketën e kataraktës dhe lentet falas. QSUT-ja nuk është tashmë e vetmja qendër që e ofron këtë shërbim. Tani e bën Vlora e bën Durrësi, Elbasani dhe gjithashtu Korça kemi filluar, sepse edhe aty kemi investuar në pajisje të reja”, tha Manastirliu.

Duke folur për vijimin e investimeve në poliklinika, ministrja e Shëndetësisë tha se me buxhetin e vitit 2023 do të fillojë rehabilitimi i poliklinikave në spitalet rajonale të Elbasanit dhe Shkodrës si edhe do të finalizohet rikonstruksioni për poliklinikat e Gjirokastrës dhe Dibrës.

/s.f

Next Post
“Lufta ka arritur në një pikë të rrezikshme”, Borrell ngre alarmin: Putin nuk po bën bllof për armët bërthamore!

Borrell: Bashkimi Europian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
Trump anulon gati 1 miliard dollarë fonde të miratuara nga Kongresi -

Trump refuzoi planin për hapjen e Hormuzit, Teherani: Po presim ende një përgjigje përfundimtare

September 27, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohet çifti në Kakavijë

September 27, 2026
“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

“Dosja 23”/ Nëntë persona arrestohen në Zubin Potok për krime lufte

September 27, 2026
Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

Tensione në rritje mes Berlin dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman

September 27, 2026
Kronikë për dy të tretat!

“Babo digjet e Klodi krihet”, kush janë “trimat” dhe “tradhtarët”

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com