• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Manastiri i Deçanit fiton betejën me Komunën, jo rrugës për në Mal të Zi

by Java News
31/07/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundimisht Manastiri i Deçanit triumfon ndaj komunës. Arrin ta ndalojë ndërtimin e rrugës që e lidh këtë komunë me Malin e Zi përmes zonës së mbrojtur rreth manastirit.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, pret që të arrihet mirëkuptim me përfaqësuesit e këtij institucioni fetar, në të kundërtën, do ta ndërtojnë rrugën nëpër një fshat tjetër, raporton KTV. Pesë kilometrat e rrugës, e cila e lidh Deçanin me kufirin e Malit të Zi përmes zonës së mbrojtur të Manastirit, nuk do të asfaltohen.

Ditë më parë, i gjithë kori diplomatik dhe aktorët e përfshirë shkuan në Deçan, për t’u njoftuar nga afër me gjendjen reale në terren dhe u dakorduan që në atë pjesë të ndërpriten punimet.

Ata njëzëri thanë se edhe pa pëlqimin e Komisionit për Monitorim dhe Mbikëqyrje të Zonave të Veçanta, nuk do të mund të ndërtohet asgjë në këtë zonë.

 

Kështu ministrit Lekaj dhe kryetarit të komunës iu bë e ditur nga ndërkombëtarët se duhet respektuar Ligji për Mbrojtjen e Zonave të Veçanta. E pikërisht neni 5 i këtij ligji thotë se në zona të veçanta nuk mund të ndërtohen rrugë. Sipas kryetarit të komunës, këtë gjendje e krijuan dhjetë vjet më parë deputetët e legjislaturës së vitit 2008, kur e miratuan këtë ligj.

Shoqëria Civile në këtë komunë këtë e sheh si lojë të dyfishtë të ndërkombëtarëve. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës zotohet se do ta respektojë ujdinë e arritur me ndërkombëtarët, duke besuar se në një të ardhme të afërt do ta asfaltojnë edhe atë pjesë. “Të gjitha marrëveshjet që janë në frymën e ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës do t’i respektojmë me përpikëri dhe investimet do të bëhen gjithnjë në frymën e mirëkuptimit e të bashkëpunimit me të gjithë faktorët relevantë”.

Punimet për rrugën Deçan- Plavë nisën në muajin maj, derisa në pjesën rreth zonës së mbrojtur të manastirit u lejua të vendoset vetëm pllaka por jo edhe ndërtimi i rrugës. Kjo për shkak se Manastiri nuk po lejon që të ndërtohet asfalt brenda zonës së mbrojtur. (b.an)

 

Next Post
Një Lul, për ditëlindje!

Një "17 Maj" i dytë? Rama: Nuk është e pamundur, oferta jonë për opozitën në Shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

“Lufta po vjen” – Kërcënimi i Trumpit ndaj Iranit ringjall frikën në Gjirin Persik

November 2, 2026
Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In