• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastiliu prezanton planin për fëmijët pa kujdes prindëror: Krijojmë rrjetin e familjeve kujdestare

by Java News
30/05/2018 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthim i fëmijëve në familjet biologjike, krijimi i rrjetit të familjeve kujdestare dhe lehtësimi i procedurave të birësimit janë tre shtyllat e planit operacional 1-vjeçar “Fëmijët të Parët” që u prezantua sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, ku trajtohen sot 230 fëmijë. 28 prej tyre janë braktisur që në lindje; mbi 80% e fëmijëve kanë familje me probleme social- ekonomike dhe vetëm 1 fëmijë është jetim biologjik, pra që i ka humbur të dy prindërit.

“Për këtë arsye nis nga forcimi i familjes biologjike plani ynë për mirërritjen e fëmijëve pa përkrahje prindërore. Nëntë skuadrat e terrenit, me përbërje punonjës sociale dhe psikologë, që do të vlerësojnë nevojat e familjeve biologjike, për të ndërmjetësuar për punësim, strehim social, kurse formimi profesional, paketa mbështetësë dhe shërbim ditor për fëmijët, në mënyrë që të sigurojmë kushtet për rikthimin e fëmijës sa më shpejt pranë gjirit të familjes. Sepse familja është zgjidhja”, tha Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Hapi i dytë është zgjerimi i kujdesit alternative me Familjet Kujdestare, që janë familje të dedikuara për trajtimin e fëmijëve deri në një sistemim përfundimtar.

“Ne synojmë të kemi ZERO fëmijë në institucione. Për këtë arsye, në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës, aty ku kemi institucione rezidenciale të përkujdesit për fëmijët pa mbështetje prindërore do të nxisim jetesën në familje alternative, duke krijuar për herë të parë rrjetin e familjeve kujdestare, të gatshme për t’u kujdesur dhe për të krijuar kushte jetese në interesin më të lartë të fëmijës” u shpreh Manastirliu.

Sipas Ministres, paralelisht do të punohet për lehtësimin e procedurave të birësimit, në mënyrë që të garantojmë mundësinë që çdo fëmijë të ketë një familje.
Ministrja Manastirliu theksoi se pjesë e planit “Fëmijët të Parët” është edhe transformimi i institucioneve në shtëpi familje, të cilat do të zëvendësojnë institucionet klasike të përkujdesit, në mënyrë që të fëmijët të jetojnë në një ambient sa më të ngjashëm me mjedisin familjar. Ministrja Manastirliu u ndal edhe te masat për eleminimin e fenomeve abuzive në shtëpitë e fëmijëve.

“Kemi nisur një vlerësim për çdo fëmijë që jeton në institucionet e përkujdesit. Nga ana tjetër, do të realizojmë testimin e të gjithë stafit që punon në institucione sa i takon kodit të sjelljes me fëmijët, etikës, menaxhimit të rasteve të fëmijëve në risk dhe për fenomenet e neglizhimit apo abuzimit do të ketë ZERO tolerancë”, deklaroi Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Ministrja lajmëroi edhe vendosjen e dy elementëve shumë të rëndësishëm për të parandaluar abuzimet e mundshme në institucionet e përkujdesit.

“Përveç vëzhgimit me kamera, ne do të përfshijme një element të ri në institucionet tona: Do të kemi ‘agjentët e mirërritjes së femijëve’, që do të kenë përgjegjësi të sinjalizojnë në kohë reale për çdo sjellje të palejuar, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga çdo situatë brenda institucionit”, theksoi ajo.

Gjatë takimit, Milena, e cila është familje kujdestare për një vajzë 2 vjeçare pa përkrahje prindërore, bëri thirrje për t’ju bashkuar kësaj iniciative sepse, siç u shpreh ajo, sado kujdes të ketë një institucion, fëmija e ka vendin pranë një familje. Maria, një nënë që është në procedurë birësimi të një vogëlushe 1-vjeçare shprehu dëshirën për ta patur sa më pranë familjes fëmijën e saj.

Gjithashtu Demokrati, një i ri që ka lënë institucionin, Shtëpinë e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’ dhe është integruar në jetën sociale tregoi historinë e tij për të frymëzuar çdo të ri të institucioneve të përkujdesit, se mund t’ja dalësh, pavarësisht vështirësive.
Takimi i realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u mbështet edhe nga UNICEF. Z. Roberto De Berndardo, përfaqësues i UNICEF për Shqipërinë vlerësoi planin, duke garantuar mbështetje për të mundësuar që çdo fëmijë të ketë një mundësi për të patur një familje.

ma.me

Next Post
Riviera shqiptare mrekullon gjermanët: Nxitoni, mund të bëni plane të mëdha!

Riviera shqiptare mrekullon gjermanët: Nxitoni, mund të bëni plane të mëdha!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor

“Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor

October 28, 2026
“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

October 28, 2026
“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In