• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Man Booker” shkon për shkrimtarin izraelit David Grossman

by Java News
17/06/2017 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Grossman me veprën “A Horse Walks into a Bar”, që zhvendoset në rutinën e një stand-up komediani brenda një klubi komedie në Izrael, ka marrë çmimin ndërkombëtar “Man Booker International” që ndahet për fiksheninn më të mirë të përkthyer, citon “Koha Ditore” raportimin e Latimes.

Me ngjarjen e zhvendosur në një qytet të vogël izraelit, romani është fokusuar krejtësisht në veprimet e komedianit të quajtur Dovaleh Greenstein.

Tek merr skenën për ta ngacmuar audiencën me shakatë e tij vulgare e agresive, performanca e pakënaqshme e Greenstein nis të tkurret derisa ai zbulon një vendim fatkeq e të tmerrshëm që e kishte marrë dikur dhe e kishte ndjekur atë si hije qysh prej asaj kohe.

“David Grossman ka bërë përpjekje të shpërfaqë një veprim të lartë ambicioz të një romani, dhe ai e ka bërë këtë në mënyrë spektakolare”, ka thënë kryetari i jurisë, drejtor i festivalit ndërkombëtar të librit në Edinburgh, Nick Barley.

“A Horse walks into a Bar” hedh dritë në efektet e vuajtjes, pa asnjë qasje sentimentale. Personazhi kryesor është sfidues dhe me të meta, por krejtësisht bindës. Ne përfshihemi nga vigjilenca e Grossmanit për të rrezikuar në anën emocionale dhe stilistike: secila fjali ka rëndësi, secila fjalë ka rëndësi në këtë shembull suprem të zanatit të shkrimtarit.

Në kritikën e publikuar në “Guardian” për këtë roman, autori Ian Sansom kishte shkruar se “ky nuk është një libër vetëm për Izraelin: është për njerëzit dhe shoqëritë që funksionojnë në mënyrë të tmerrshme”.

Grossman, një shkrimtar bestseller i librave fikshen, jofiktivë dhe për fëmijë, që është përkthyer në 36 gjuhë të botës, do ta ndajë shpërblimin prej 50 mijë funtesh me përkthyesen e librit të tij në anglisht, Jessica Cohen.

I lindur dhe ende me seli në Jerusalem, Grossman ka qenë i njohur prej kohësh si një nga romancierët më të mirë botërorë.

Ai është shpallur fitues i “Man Booker” në një ceremoni të mbajtur në muzeun “V&A Museum” në Londër, të mërkurën mbrëma. Romani i tij është përzgjedhur si fitues në mesin e 126 titujve, që qenë reduktuar në një listë prej 13 veprash, pastaj në listën e ngushtë me gjashtë sosh.

Edhe kolegu i tij nga Izraeli, Amos Oz, ishte në mesin e konkurrentëve në finale, me listën që ka përfshirë edhe shkrimtaren daneze Dorthe Nors dhe autoren debutuese argjentinase Samanta Schweblin.

Anëtarët e jurisë e kanë vlerësuar romanin e Grossman si “një rrëfim të jashtëzakonshëm që ngrihet në duart e një rrëfimtari mjeshtëror”. “I shkruar me empati, mençuri dhe inteligjencë emocionale, ‘A Horse walks into a Bar’ është një meditim hipnotik i forcave të kundërta që formësojnë jetët tona: humori e dhimbja, humbja dhe shpresa, ashpërsia dhe dhimbshuria dhe atë se si edhe në orët tona më të errëta e gjejmë kurajën të ecim tutje”.

Vitin e kaluar çmimin e kishte marrë romancieri i Koresë së Jugut, Han Kang, dhe përkthyesja Deborah Smith për “The Vegetarian”.

Më 2005 këtë çmim e kishte fituar Ismail Kadare, i cili edhe këtë vit ka qenë i përfshirë në listën e gjatë me “The Traitor’s Niche”, e përkthyer në anglisht nga John Hodgson, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ja si votuan deputetët dje, Doshi nuk votoi për shkarkimin e Tahirit, ndersa Idrizi nuk votoi për emërimin e Xhafës

Seanca e jashtëzakonshme, Bogdani zëvendëson Tabakun në komisionin ad-hoc

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In