• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Mamografia dhe Check-up, njësi të lëvizëshme në çdo zonë të vendit

by Aalison Pearse Stevens
11/02/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësitë e lëvizshme, ajo e mamografisë dhe e kontrollit bazë prej dy ditësh ndodhen në Dajç të Shkodrës për të bërë kontrollet bazë në popullatën 40-65 vjeç, si dhe depistimin ndaj sëmundjeve tumorale të gjirit tek gratë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qenë sot pranë Qendrës Shëndetësore të Dajçit për të parë nga afër se si po funksionojnë ekzaminimet në popullatë ku ka theksuar se reformat në sektorin e shëndetësisë deri më tani kanë sjellë lehtësi ekonomike por edhe akses më të shpejtë për të marrë shërbimin shëndetësor edhe për banorët e zonave rurale.

Sipas Beqajt, duke filluar që nga 1 Shkurti, ekzaminimet shëndetësore janë ndjeshëm më të lira, kurse mjeku i familjes është falas që prej 27 Janarit. “Ne po përpiqemi që, përveçse t’ju ofrojmë kujdes shëndetësor, ju të mos paguani, ta sjellim edhe sa më pranë aty ku jetoni, përveç kontrollit pa pagesë, tashmë edhe mjekun e familjes e keni pa pagesë. Duke filluar nga data 1 shkurt edhe vizitat e tjera janë edhe më të lira. Nga ana tjetër, kemi përmirësuar kushtet për sëmundjet e zemrës së diabetit dhe së shpejti do të hapim edhe dializën,” ka pohuar Beqaj.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore të Dajçit, Denis Fasllia ka pohuar se në këtë zonë janë 2089 perona janë grupmoshë 40-65 vjeç të cilët po i nënshtrohen kontrollit bazë pa pagesë nëpërmjet njësisë së lëvizshme. “Mjekët dhe infermierët e qendrash shëndetësore po punojnë me një ritëm shumë të shpejtë gjatë këtyre ditëve për të bërë të mundur kontrollin e të gjithë banorëve”. Sipas tij, QSH Dajç ju shërben 6574 banorëve.

Nga ana tjetër, Ministri Beqaj u ka bërë apel të gjitha grave të zonës t’i nënshtrohen ekzaminimit nëpërmjet mamografisë për të kapur sa më herët kancerin e gjirit. “Është një mundësi që duhet shfrytëzuar edhe pse të gjithëve iu urojmë një jetë sa më të gjatë faktet tregojnë që është një sëmundje që në moshën tuaj prek gratë. Sa më shpejt ta identifikojmë aq më mirë është për këdo. Për gratë vetë, për familjet tuaja por edhe për të gjithë ne sepse janë sëmundje që nëse zbulohen në kohë, historia edhe në Shqipëri tregon që kapërcehen. Do iu kërkoja mundësisht që edhe çfarë keni të njohur të tjerë tu thoni që këtë periudhë këtu në Dajç është kjo mundësi që ta shfrytëzojmë gjithmonë edhe më tepër” ka pohuar Beqaj.

Njësitë e lëvizshme të mamografisë dhe chek up do të qëndrojnë deri në fund të javës në Qendrën Shëndetësore të Dajçit për të kryer kontrolle edhe ekzaminime për të gjithë banorët e fshatrave Dajç, Kotërr, Dragush, Mabë, Zojs, Gjadërr dhe Gramsh.

Next Post

Tërbohet elefanti, hyn në qytet e shkatërron çfarë i del përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com