• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mamografi e lëvizshme falas në qendrat që nuk e kanë

by A R
15/01/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Shëndetit Publik do të ofrojë shërbimin e mamografive të lëvizshme falas për qendrat e banimit që nuk e ofrojnë atë. Mamografia është një ekzaminim që shërben për zbulimin e kancerit të gjirit, ndërkohë është përcaktuar edhe grafiku sipas qyteteve, në bazë të të cilit do të lëvizin 2 makinat deri në muajin shkurt, të cilin e gjeni në tabelën bashkëngjitur shkrimit. Sa u takon të dhënave për vitin 2015, përmes mamografive të lëvizshme u kryen në total 4.863 ekzaminime, duke iu ardhur në ndihmë atyre grave që nuk kanë mundësi ta marrin këtë shërbim për shkak të largësisë së vendbanimit të tyre.

Përfitueset & Procedura

Ndërkaq, ISHP-ja sqaron se ekzaminimin falas mund ta kryejnë gratë e interesuara në moshën mbi 50 vjeç ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen me risk më të lartë. Me risk të lartë do të konsiderohen ato gra që: janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit si dhe rastet kur është vërejtur fillimi i hershëm dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve. Po ashtu, mund të kryejnë mamografi falas gratë e moshës 40-50 vjeç në rast moslindjeje ose lindjeje të fëmijës mbi 30 vjeç, që janë obeze, që kanë ind të ngjeshur të gjirit si dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik.

Orari i kryerjes së ekzaminimit mamografik në çdo qytet është ora 8:00-14:00, nga e hëna deri të premte. Ndërkohë që, në raste të veçanta (për arsye logjistike transporti), të hënave shërbimi mund të ofrohet pasdite. ISHP-ja sqaron se të gjitha gratë e interesuara të grupmoshave të përmendura më sipër duhet të kontaktojnë Drejtorinë e Shëndetit Publik të rrethit përkatës dhe të regjistrojnë emrin në listë. Ato do të kontaktohen nga personeli shëndetësor për ditën dhe orën e ekzaminimit sipas radhës së përcaktuar nga specialistët e këtij institucioni. Mesatarisht çdo ditë njësitë e mamografive kryejnë rreth 15 ekzaminime. Ajo që vlen të theksohet është fakti se mamografia nuk vendos diagnozën. Ekzaminimet shtesë, përfshi ekografinë apo edhe biopsinë, do të jenë të nevojshme për një pjesë të grave. Sipas ISHP-së, vetëm më pak se 1% e grave të ekzaminuara mund të ketë tumor malinj.

Zbulueshmëria

Sipas specialistëve, është e rëndësishme që kanceri i gjirit të zbulohet sa më herët që të jetë e mundur, sepse sa më i vogël të jetë tumori, aq më të mëdha janë mundësitë e shërimit. Po ashtu, ata sqarojnë se sot ka disa mënyra dhe mjete për të zbuluar herët kancerin e gjirit, e më konkretisht: Mamografia, kontrolli i gjirit nga një personel shëndetësor, eko e gjirit dhe vetëkontrolli mujor i gjirit. Mamografia është një ekzaminim specifik radiografik i gjirit, e cila kap kancerin e gjirit në faza të hershme, atëherë kur shenjat nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë.

Sipas specialistëve, mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2-3 vjet para shfaqjes së shenjave. Nga ana tjetër, ekzaminimi klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel mjekësor i trajnuar, i cili mund të kapë deri në 65% të kancerit të gjirit. Ai bëhet çdo 1-3 vjet, në varësi të moshës, nga mosha 30 vjeç. Vetëkontrolli mujor i gjirit, bëhet nga vetë gruaja, ndërsa sipas specialistëve ai duhet të bëhet herë pas here, që në moshën 20-vjeçare, pasi asnjë grua nuk i ka dy gjinjtë e saj saktësisht të njëjtë. Ai përfshin shikimin dhe prekjen e gjirit e të nyjeve limfatike për të vërejtur ndonjë ndryshim në formën, madhësinë apo në lëkurën e tyre dhe për të prekur ndonjë nyjëz apo gungë. Ndërsa, ekografia nuk mund të përdoret si test i vetëm për diagnostikimin herët të kancerit të gjirit. Ajo përdoret së bashku me mamografinë, nëse kjo e fundit nuk sqaron disa ndryshime në gji.

BW

Next Post

Gëzim para kohe, Ebola rikthehet në Afrikën Perëndimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In