Një person kërcënon me vetëvrasje në maminas të Durrësit. Shtetasi me inicialet K.H. 28-vjeç, ka hipur në një godinë të lartë dhe kërcënon se do të hidhet.
“Më datë 29.08.2017, rreth orës 07:20, shtetasi K. H. 28 vjeç banues në Dibër, ka hipur në katin e dytë të ndertesës së bimëve medicionale në Maminas dhe nuk zbret”, sqaron policia.
Policia ndodhet në vëndngjarje, të cilët po negociojnë me shtetasin në fjalë./a.m.










