• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mami do më vrasin”, vajza inskenon rrëmbimin dhe i kërkon të ëmës 50 mijë euro

by A R
08/09/2022 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grua 30-vjeçare është arrestuar në ishullin spanjoll të Tenerife, pasi dyshohet se ka falsifikuar rrëmbimin e saj katër herë për të zhvatur nënën e saj.

Gruaja dyshohet se i dërgoi nënës së saj një video në fillim të kësaj jave që e tregonte atë me sy të lidhur dhe të lyer me gjak. Në klipin e shpërndarë nga Garda Civile, pas saj shihet edhe një burrë me thikë.

“Mami. Më kanë rrëmbyer. Nuk mund t’i thuash asgjë policisë. Nëse e bën, ata do të më vrasin”, shprehet 30-vjeçarja në video duke qarë.

Ajo i tregojë se si rrëmbyesit e saj e rrahën dhe e privuan nga ushqimi. Sipas një deklarate të Gardës Civile, ajo i tha nënës së saj se rrëmbyesit do ta lironin për 50,000 Euro, sipas New York Post.

Kjo nuk ishte hera e parë që nëna e gruas merrte një kërkesë kaq shqetësuese. Hetuesit më vonë zbuluan se nëna kishte bërë më parë tre pagesa në shumën totale prej 45,000 dollarësh, gjithashtu në përgjigje të kërcënimeve për jetën e vajzës së saj.

Sipas Times të Londrës, policia zbuloi që ishte mashtrim dhe se vajza ishte e padëmtuar dhe e lirë të largohej.

Më 5 Shtator, policia konfirmoi arrestimin e vajzës dhe katër bashkëpunëtorëve në një kazino me automate.

Oficerët e Gardës Civile thuhet se gjetën gjakun e rremë dhe thikën e përdorur në video në grup.

Të pestë përballen me akuza për zhvatje, ndër vepra të tjera. Një përditësim në Tenerife Ëeekly tha se tre nga pesë personat e arrestuar ishin lëshuar që atëherë.

Nëse shpallet fajtor, grupi përballet me të paktën një deri në pesë vjet burg.

/a.r

Next Post
Meta i fiksuar se Berisha i zbuloi dosjen e Sigurimit, do kreun e opozitës si kompensim?

Berisha, qëndrim të njëjtë me Alibeajn për “Territorialen”! PD: Datën e protestës s'e vendosi Ilir Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com