• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mamaja e një fëmije autik: Na poshtërojnë, më tremb e ardhmja e djalit tim

by A R
02/04/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot është një ditë e veçantë, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit Global Rreth Autizmit. Ashtu si çdo vit, monumentet kryesore në të gjithë botën sot ngjyrosen me blu, ngjyra e cila është simbol i autizmit. Që nga viti 2007, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur 2 Prillin si Ditën Botërore për Ndërgjegjësimin e Autizmit. Një mundësi për të folur për këtë çrregullim delikat neuropsikik dhe për të mos harruar familjet dhe njerëzit të cilët duhet të ndeshen me autizmin çdo ditë. Emisioni “Historia Ime” që transmetohet në Tv Klan, udhëtoi drejt Durrësit, në qendrën që u jep shërbime personave me aftësi të kufizuar.

Gazetarja ka qëndruar me fëmijët autikë, trapistët e psikologet për t’u njohur më afër me botën e tyre. Ndërsa në studio ishin të ftuara dy nëna që kanë fëmijë autikë Afërdita Keta dhe Edlira Bejtulla për të folur për vështirësitë që po hasin për t’i rritur këta fëmijë. Të ftuar kanë qenë edhe dy të rinj Klarisa Rexhvelaj dhe Klevis Alliu që kanë nisur një nismë “Unë besoj në mrekulli”, e cila i mundëson fëmijëve autikë shërbime dentare falas. Mamatë e dy fëmijëve autikë shprehen se ata shpesh paragjykohen, poshtërohen dhe nuk pranohen nga shoqëria.

Afërdita Keta: Mua personalisht më tremb perspektiva e djalit që flet për motrën por për të gjithë ne që kemi fëmijët me probleme, kushdo qofshin apo në çfarë kategori qofshin sepse këtu siç dihet është shumë vështirë. Ka shumë për t’u bërë sepse akoma hasim vështirësi, diskriminim, akoma na poshtërojnë. Vërtet para 18 apo 20 viteve nuk ka qenë e përhapur, nuk kemi marrë informacione shumë, por akoma ka shumë punë për të bërë.

Edlira Bejtulla: Është shumë e vështirë të përballohet një person autik në familje. Ekzistojnë shumë barriera sociale që shteti duhet t’i mbështesë familjarët në formën materiale por edhe në formën e disa strukturave apo ligjeve specifike për autizmin. Unë e vuaj shumë me djalin tim, është 23 vjeç është student në Akademinë e Arteve dhe ka shumë nevojë për suport social dhe shtetëror. Shoqëria i largohet autikëve.

/a.r

Next Post
EMRI: Humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zuri poshtë masivi shkëmbor teksa po nxirrte gurë

EMRI: Humb jetën 47-vjeçari në malin e Tomorit, e zuri poshtë masivi shkëmbor teksa po nxirrte gurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

Kriza në Kosovë, Majko: Rrezikon të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuara!

September 6, 2026
“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

“Pas Shkolle”/ 408 institucione në program: Detyra, muzikë, teatër dhe artizanat deri në orën 15:00

September 6, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Të varfrit kursejnë më shumë, qytetarët me të ardhura të larta dhe bizneset marrin kredi

September 6, 2026
Detaje/ Grabitësi në zyrat e “Tokës” dyshohet se mori dy dosjet e fshatit turistik, Dhërmi

Turizmi shqiptar, Topuzi: Rritje e vizitorëve, por sfidë mbeten informaliteti, transporti publik dhe menaxhimi i mbetjeve

September 6, 2026
“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

“Apokalips” kibernetik në Gjermani, të dhënat shtetërore në dark web

September 6, 2026
Zjarr i madh në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre! Era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Mallakastër, flakët përfshijnë pisha, ullishte dhe shkurre! Era favorizon përhapjen

September 6, 2026
“Po e monitorojmë nga afër”- Rregullorja e re e GJKKO për mediat, BE reagon: E rëndësishme transparenca e proceseve gjyqësore! Të gatshëm të ofrojmë ekspertizë

GJKKO mbylli dyert për mediat, reagon BE: Jemi në dijeni, të gatshëm të ofrojmë ekspertizë për…

September 6, 2026
Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

Goditja e grupit të drogës në Sarandë, “Boraqi” i shpëtoi prangave për vite! Kush janë personat e tjerë me precedentë

September 6, 2026
“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës

September 6, 2026
Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com