• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Malorja” e fortë e Ramës, për të bërë shtet

by Artur Ajazi
09/07/2021 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama ka ardhur në pushtet me votën e mbi 1 milion shqiptarëve, për të realizuar ëndërrën e kahershme të tij. Dhe ky është mandati i tretë që fiton, për të bërë shtetin ligjor.Një ëndërr të tillë, askush nga paraardhësit e tij nuk e ka realizuar deri në 2013, aq më tepër nuk e ka patur objekt të pushtetit tij. Bërja e shtetit ligjor, është një prej “maloreve” të forta të Edi Ramës dhe ekipit të tij.

Çdo kryeministër në botë, nuk mund të realizojë asnjë prej objektivave të tij, në rast se nuk mbetet i vendosur në rrugëtimin e tij qeverisës. Realiteti i sotëm, tregon se Edi Rama ja ka dalë. Një prej prioriteteve të qëndrueshme  të Ramës ka qenë  dhe mbetet,forcimi i ekonomisë dhe demokratizimi i institucioneve shtetërore. Qeveria e Edi Ramës  ka zbatuar dhe po zbaton reforma të shumta, duke përfshirë ristrukturimin dhe modernizimin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri, një reformim të plotë të administratës publike, mirëqenies sociale dhe sistemit të pensioneve.

Gjithashtu në mandatin e tij qeveria ka vendosur barazinë gjinore në qendër të axhendës së saj. Aktualisht mbi  50 per qind e ministrive janë femra, duke e bërë atë numrin më të madh të grave që shërbejnë në historinë e vendit.Që nga 15 shtatori 2013, Rama shërben si Kryeministri i 33-të i Shqipërisë. Gjatë fushatave zgjedhore, Edi Rama ka deklaruar se “kthimi i rendit publik ishte  dhe mbetet përparësia e tij numër një”. Në vitin 2013, Policia Shqiptare ishte në gjendje të  mjerueshme, dhe mbulonte në mënyrë aktive vetëm 55 per qind  të territorit vendit.

Por me kalimin e viteve, qeveria Rama ka investuar shumë në modernizimin, trajnimin dhe përmirësimin e përfitimeve financiare të forcës policore. Policia ka marrë lëvdata  nga faktori brëndshëm dhe ai ndërkombëtar kur në vitin 2014 ndërmori një operacion shumë të suksesshëm në Lazarat, një fshat i njohur për prodhimin e mariuhanës. Sot Policia e Shtetit, është një forcë e madhe goditëse ndaj krimit, trafikut dhe korrupsionit. Krahas kësaj, Edi Rama është zotuar për ristrukturimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, (dhe po e bën realitet) që ishte një nga sistemet gjyqësore më të korruptuara në Europë deri para pak vitesh.

Në vitin 2016, Parlamenti miratoi “ligjin e Vetiung-ut”. Bazuar në këtë ligj, çdo gjyqtar ose prokuror i cili nuk mund të shpjegojë  dhe mbrojë burimin e pasurisë ose të  vendimeve të dyshimta, do të skualifikohet  dhe ndiqet penalisht.Në nëntor 2016, Bashkimi Evropian deklaroi se “një zbatim i suksesshëm i ligjit të verifikimit mbetet kriteri i vetëm për të përmbushur përpara hapjes së bisedimeve të pranimit”.Një tjetër reformë kyçe e Edi Ramës, ishte reforma në sektorin e energjisë, e lënë në prag të falimentimit nga qeverisja e Partisë Demokratike, pas një përpjekje të dështuar për privatizim.

Qeveria e zotit Rama, ka zbatuar me sukses shlyerjen e miliardave të faturave të papaguara dhe ka investuar shumë në modernizimin e rrjetit të vjetërsuar të shpërndarjes së energjisë.Politikat ekonomike kanë qenë të suksesshme, aq sa rritja ekonomike nga 0,5 per qind  në vitin 2013, sot është 10 fishuar. Papunësia është zvogëluar në mënyrë të qëndrueshme, falë mijëra  vendeve të reja të punës të krijuara deri vitin 2020. Edhe ky një objektiv i realizuar me fakte dhe jo llafe.

Shqipëria ka  sot nivelin më të ulët të papunësisë në Ballkan, dhe kjo falë luftës ndaj informalitetit,  dhe veseve të shëmtuara të trashëguara  nga qeverisja e kaluar në sektorin  e punësimit. Shqipëria ka sot një politikë të jashtme të konsoliduar dhe konturuar sipas interesave të vendit dhe bashkësisë euroatlantike. Të bësh shtetin ligjor në Shqipëri, është një “malore” e fortë, e gjatë dhe e mundimshme, dhe vetëm një i “pagjumë” dhe i palodhur si Edi Rama mund t’ja dalë. Të ecësh me ritmin e Ramës, do të thotë të ecësh me ritmin e Europës, me ritmin e kohës që vjen dhe nuk të “fal” vonesa në stacion. Ky është ndoshta dhe “çelësi” i suksesit, të cilin askush si ai deri sot, nuk ka mundur ta gjejë dhe përdorë  në mënyrë aq efektive  në praktikë.

Next Post
Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, premtonte punë në Gjermani kundrejt pagesës

E rëndë në Maliq/ Përmbyset kamioni me dru dhe zë poshtë një person, trupi nxirret nga banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In