• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malltezi dje sulmonte Bashën për humbjen e PD në zgjedhje, sot ndryshon mëndje: Rama i bleu!

by Java News
01/11/2017 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Jamarber Malltezi pas humbjes se PD ne zgjedhjet parlamentare e drejtoi gishtin e fajesise mbi kryetarin e PD, Lulzim Basha. Por sot duket se ai ka nderruar mendje, pasi shkakun themelor te humbjes e sheh njesoj si Basha, se “zgjedhjet u blene nga socialistet me parate e krimit”. I deleguar në degën e PD-së Jamarbër Malltezi në një intervistë për ‘News24’ shpjegoi disa nga arsyet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit. Malltezi pohoi se PD është angazhuar në proces-analizë dhe konsultë të gjerë me gjithë strukturat e saj. Ai theksoi se situata në bazë është e vështirë, por e mira është se shumë demokrate po mblidhen dhe po thonë hapur shqetësimet e tyre.

“Shumë anëtare të Këshillit Kombëtar janë thirrur për të bërë analizë në bazë. Kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes individëve por shikimin e njeri-tjetrit në sy, se përballë kemi një kundërshtar që përdor krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet. Ne jemi në proces analizë, në çdo qendër votimi na del se kudo kemi pasur blerje votash, natyrisht nuk është faktori i vetëm që të jemi të sinqertë, është një nder pesë faktorët kryesor. Blerja e votës i bën zgjedhje allashqiptarce….të blerja na dalin dy fenomene; partitë në pushtet kanë blerë me paratë e tyre votën. Por edhe fushata zgjedhore është përdorur si fushatë vjedhje votash. Qeveria ka shkuar deri aty sa i ka thënë të varfërve ‘votoni për PS dhe s’do paguani fature dritash për pesë muaj’. Kjo është vjedhje shteti nga pushta shteti.”, tha Malltezi. Ai u ndal gjerësisht tek 5 problemet që çuan në humbjen e zgjedhjeve nga PD, përcjell ‘BalkanWeb’.

“Një nder pesë problemet kryesor të humbjes së zgjedhjeve, fushata e PD nuk ishte aty ku duhet të ishte. Përballë një kundërshtari që nuk mbajti asnjë premtim fushata duhet të ishte shumë më shumë agresive. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, ai qeveris me krimin. Ne këto ja themi vetëm në konferenca për shtyp, gjë qe nuk është e mjaftueshme. Unë jam për protesta të përditshme dhe me kontakt të përditshëm me elektoratin. Nuk është sekret që pesë faktorët kryesor që na kanë dalë deri më tani nga analiza janë;

1-blerje votash, qofte me para te thate dhe para shteti
2-kërcenimi me vende pune.
3-emigracioni
4- humbja e besimit ka dy nënkomponent, lista e deputetëve dhe tjetra është çfarë do dilte nga marrëveshja PD dhe PS. S’di ta them në përqindje sesa ndikim dhe rëndësi ka pasur njëra apo tjetra. Më e rëndësishme ne na del blerja e votave. Ne baze nuk del lista e deputeteve por humbja e besimit. A kane humbur besimin se ata nuk panë figura qe mund të kishin potencial te madh apo kane humbur besimin se marrëveshja i krijoi iluzion te rreme te bashkëqeverisjes s’di ta them.
5. fushata nuk ishte e duhura, mungesat në fushate ishin të patolerueshme. Të mos sulmosh kundërshtarin për premtime te pambajtura është që lë për të dëshiruar.”, nënvizoi demokrati.

Ai shtoi më tej se: Rezultati ishte zhgënjyes dhe i pamerituar ndaj duhet të leme të gjithë të shprehen. Ne këtë rezultat çdo demokrat ka te drejte te shfryje dhe të na i thotë të vërtetat ne sy. Qofte anëtari do reflektoje qofte ne qe shkojmë. Pjese e reflektimit është dhe besimi për luftën qe kemi përballë me krimin e organizuar, shkruan ‘BalkanWeb’.

Teksa u ndal tek debati në grup për delegatet e analizës Malltezi theksoi se nuk është në dijeni për to. “Nuk jam në dijeni. Janë debate të brendshme që e shëndoshin partinë nuk besoj se janë problematike. Debati për delegimi i personave qe janë marre me shume apo me pak me fushatën është debat shterpe, pasi cilido mund te shkoje. Përderisa ne duhet te diskutojmë me çdo anëtar pse te mos diskutojmë me anëtarë te këshillit. Nëse ka pakënaqësi le ti shkruajmë dhe te përballemi. Nuk është atributi i askujt te paragjykojmë askënd. Debati i brendshëm i bën mire PD.”, theksoi Malltezi.

ma.me

Next Post
‘Për 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon’

'Për 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In