Duket sikur nuk kanë fund “mallkimet” e familjes Kennedy. Në historinë e tyre familjare ka një seri ngjarjesh tragjike. Më e fundit është mbesa e Bob dhe Ethel Kennedy.
22-vjecarja Saoirse Kennedy Hill është gjetur e pajetë në rezidencën familjare buzë detit në Hyannis Port, në Cape Code, ku familja Kennedy kalojnë pushimet verore.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët nuk zbuluan shkaqet e vdekjes. Por sipas burime të ‘NeW York Times‘ bëhet fjalë për një overdozë. 22-vjecarja me herët kishte pranuar se vuante nga depresioni.
Saoirse Kennedy është e fundit në një seri tragjedish që goditën familjarët e saj. Gjyshi i saj Bob Kennedy, ish-prokuror i përgjithshëm i SHBA-ve, u vra në vitin 1968 gjatë fushatës si kandidat për president.
5 vjet më herët më 1963, vëllai i tij, presidenti John Kennedy u vra në një atentat në Dallas. Aksidentet ajrore i morën jetën motrës së tij, Ketlin Kennedy në vitin 1948 dhe djalit të tij John Kennedy Junior në vitin 1999.