Nga Frrok Çupi
Dje në Parlament, kryetarja iu drejtua deputetit Frrok Gjini që zuri me dhunë foltoren, me këto fjalë: “Për çfarë e kërkoni fjalën? Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë…”
Deputeti Frrok Gjini na del si një ari, veç pse është malësor.
Për pak, teksa po ngjizja titullin e shkrimit, gati shkrova jo Frrok Gjini, por Frrok Çupi. Që jam unë. Sepse ashtu mu bë: Edhe unë malësor, edhe unë katolik, edhe unë Frrok- në fund të fundit.
Me këtë emër në mes të Tiranës, dikur kam vuajtur, ç’është e vërteta. Por ‘dikur’ ishte dikur. Nuk e mendova se ai mallkim do të ndiqte edhe një Frrok tjetër. Tanimë njerëz me emra ‘të mallkuar’ si Frrok, Mark, Gjin, Gjergj, Ndre, Marte, Marie, Mrikë.., ka plot edhe në kryeqytet.
Nuk di pse zonja Elisa Spiropali, në këmbë të numrit Dy të hierarkisë së shtetit, do ta veçonte deputetin si një malësor e kaq.
‘Po të jesh malësor i ban të gjitha!’, madje edhe foltoren e Kuvendit e shkul si një arushë e egërsuar. Njerëz të egjër- në fund të fundit.
Këtë shije shpërndau në sallë fjala e Kryetares. Mbeta pa frymë. Prita pak se mbase vallë numri Dy i Republikës do të kthehej, të vinte duart në fytyrë dhe të qante me dënesë si grua.
Edhe vetë dorëheqja do të ishte dinjitoze.
Sot kryetarja iu kujtoi shqiptarëve ndasitë e imponuara nga politikat e mbrapshta që nga Tanzimati e deri në vitin 1997, kur një njeri i tmerrshëm ngriti veriun me armë kundër jugut. Ishte drithëruese. ‘Ndasitë’ jug e veri e kanë burimin në gjeografinë e hershme të dallimeve etnografike mes toskë e gegë; dallime që ishin një pasuri e madhe e kombit. Njerëz të mbrapsht e përkthyen diversitetin etnografik si ndarje mes jug e veri.
Aq më tepër që sot e kësaj dite politikanë të tmerrshëm bëjnë të pamundurën që të sajojnë prova sikur maxhoranca nuk e do Veriun. Bash në këtë pezëm shfaqet numri Dy, zonja Spiropali, zonjë e maxhorancës, dhe ia jep në lule të ballit realitetit që është tjetër gjë.
E pësoi i pari Frroku që u krahasua me njeriun gur, pa mend e pa ndjesi, që të zë qoshen e nuk tundet nga vendi. Mund të ishte jo Frrok, por Nikollë, Preç, Zef, Hilë… Këta janë emrat romak që janë murosur maleve tona.
Por në këtë rast ishte ‘Frrok’ dhe më ktheu një ngjarje plot frikë të viteve të mija të rinisë.
Historia ime me mallkimin Frrok:
Isha vetëm pak më shumë se njëzet vjeç. Shefi i redaksisë më thërret në zyrë dhe më thotë se ‘duhet të bësh një intervistë me rëndësi”. Mbajta mend vetëm fjalën e veçantë ‘me rëndësi’; kjo mund të më shënjonte jetën ende pa e nisur.
Duhej intervistuar Ibrahim Dervishi.
Kaq më thanë, më thanë edhe se është ‘porosi nga lart’. Ibrahimin e gjeta në zyrën e tij të akullt, thuajse të zbrazët. Ishte drejtor i Poliklinikës Qendrore në Tiranë. Kishte qenë ministër i Shëndetësisë, por Enver Hoxha e kishte larguar ‘brenda natës’. Ishte vetëm infermier, njeri i rëndësishëm i Luftës. Kishte qenë një nga themeluesit e Konferencës s Pezës, por jetonte në hije thuajse si i vdekur.
Më vonë kuptova se ky ishte qëllimi i intervistës: Duhej ndriçuar edhe një herë figura e themeluesit të Konferencës së Pezës.
-Ju lutem, shoku Ibrahim, kam ardhur për një intervistë!-, i thashë.
-Si e ke emrin?, pyeti
-Frrok!, i thashë, dhe po nxirrja mbiemrin.
-Nga je?
-Mirdita…. Vetëm në Mirditë ka Frrok!, i them.
-Vetëm nga Mirdita nuk je!, me tha
Mbeta pa fjalë
-Nuk je nga Mirdita, ose të ka degjeneruar shkolla…
Mbaj mend se heshtëm të dy për pak. Pastaj foli:
-Nuk je nga Mirdita them…, se në Mirditë nuk të thonë “te lutem!’. Mirditori të vjen e të thotë: ‘Ma jep intervistën që dua unë”, dhe nuk e zgjat.
E tha me dashamirësi, por unë e mora mesazhin: “ Ju nga andej ta merrni fjalën e nuk të merrni leje… Në fakt e vërteta nuk është kështu. Nejse. Ibrahim Dervishi ishte një burrë nobel, por kjo ishte sjellja në modë kundër pakicës me emrin “Frrok”.
Që atë moment nisa të kisha frikë se mos vallë bie ndonjë telefon në redaksi e thotë “Ç’e keni një Frrok aty?”.
Mbeta aq i tronditur dje kur Frrok Gjinin e dalloi numri Dy i Republikës vetëm pse është malësor.
Këto fjalë mallkimi që shkruan or tëj Frroka Qupi, thuj Sali Shiqeres, i cili, jo vetëm na ka bërë të urrejmë të gjithë njerëzit që kanë emrin Sali, pooor, edhe të gjithë malësorët, sepse markafrrokanduegjingjeto etj, etj që “zbritën nga mali, merre tokën që ta fali, nana parti” përdhunisht zaptuan tokat e tiranasve rob të butë, nderkohë që për tokat e tyre, atje në pidhin e nanaës së vet, që nuk i punojnë dhe as kanë ndermend ti punojnë, të vrasin, në se kalon, e jo më të të shkojë mendja tua a përvetësosh.
A jam i saktë ?
Prandaj, si Frroka Qup i zbutun, mos u kruaj fort, se edhe ti, si shumë të tjerë nga ana jote, të qini nanën, të vrisni natën e të vajtoni ditën.
Kafshë ishit, e bisha të egra do të vdisni, paçka se vini erë parfum apo keni kollare e borasalino në kokë. Duhen të paktën shtatë breza që të bëheni qytetarë.