• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malli për familjen nuk të mbron nga infektimi me COVID-19, por maska e distanca

by Ardit Rada
21/08/2020 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit në Gjermani aktualisht. Takimet familjare përmenden si arsye. Por më i rrezikshëm është injorimi që i bëjnë disa persona virusit nga frika e karantinës.

Tre javë pushime të bukura familjare në Kosovë – në fund karantinë në Gjermani. „U kthyem nga Kosova më 2 gusht me makinë përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovakisë Çekisë, dhe Dresdenit. As nuk e kemi ditur që kemi pasur virus, kur erdhëm bëmë testin dhe gruaja doli pozitivisht, po nuk ka pasur simptoma.” Nuk është e lehtë të gjesh të infektuar të kthyer nga Kosova në Gjermani që të flasin për përvojën e tyre këto javë. N. H.nga Dortmundi rrëfen në emër të gruas, por emrat nuk do t‘i shohë të plotë në media. Testet e tij dhe të fëmijëve kanë dalë negativ. Frika ose një lloj ndjesie turpi sundojnë shpesh tek të infektuarit.

Mjeku nga Kosova, Dr. Ilir Arifi, edhe ai i kthyer i infektuar nga Kosova bashkë me gruan, do ta bëjë publike sëmundjen. “Virusi është kthyer në tabu në Kosovë dhe kjo nuk ndihmon në menaxhimin e situatës”, thotë ai. “Një problem i madh i pandemisë, është që njerëzit nuk tregojnë, kur janë të infektuar, sepse kanë frikë nga stigmatizimi apo humbja e vendit të punës. Njoh edhe një rast të infektuari, që njerëzit nuk i flasin as sot”, thotë ai për Deutche Wellen.

Si familja e Ilir Arifit dhe gruaja e N.H. nga Dortmundi renditen tanimë tek numri jo i vogël i qytetarëve me origjinë nga Kosova që janë kthyer të infektuar nga pushimet në vendlindje. Instituti Robert Koch e renditi Kosovën të enjten (20.08)  të parën në listën e vendeve nga vijnë më shumë të kthyer të infektuar. Madje sipas Ministrisë së Shëndetësisë të landit Renani Veriore-Vestfali, 36,3% e të kthyerve të testuar pozitivisht me virusin Corona vijnë nga Kosova. Turqia renditet e dyta.

„Nuk e di ku e kemi marrë virusin, ndoshta edhe gjatë rrugës. Raste të infektuarish në familje nuk dinim.” N.H. përpiqet të kuptojë, se ku mund të jetë infektuar gruaja. Pastaj si rastësisht ai kujton se gruaja ka takuar familjen në Mitrovicë. Edhe mjeku Ilir Arifi kujton, se i ka kryer takimet familjare, sepse nuk ishte në Kosovë prej 10 muajsh, por nuk ka qenë në dasma. “Kam vizituar 56 vetë në Kosovë si mjek me profesion me kërkesë të tyre. Ndoshta e kam marrë aty virusin, ndoshta tek dikush në familje, që nuk e ka thënë, ose nuk e dinte.”

Takime familjare pa respektuar masat kundër Covid-19

Familja! Gëzimi i atyre që vizitojnë vendin në periudhën e pushimeve, e mezi presin të përqafojnë nënën apo të bëjnë vizitat familjare. As në kohë Corone ato nuk i ka ndaluar kush. A mund t’ia kërkosh dikujt që e viziton ndoshta një herë në vit Kosovën të mos shkojë tek dasma e motrës? Të mos shkojë për urim lindjeje? Apo në rast fatkeqësie të mos bëjë një vizitë ngushëllimi? Problemi është se me ҫdo vizitë ku grumbullohen më shumë vetë se familja e ngushtë rreziku i infektimit rritet.

Internisti dhe kardiologu që drejton një klinikë në Berlin, Dr. Fahri Beqa ka javë që këshillon në telefon apo trajton në klinikën e tij të kthyer nga Kosova me ose pa virus. Takimet apo festat familjare ai i sheh si arsye të fortë të përhapjes së infektimeve. Me ardhjen e njerzëve nga diaspora, filluan përshëndetjet tradicionale, pati grumbullime në Kosovë, pa u respektuar masat e distancës apo maska, thotë ai për Deutsche Wellen. “Përgjigja më e shpeshtë është se ata e kanë marrë virusin në takimet familjare, në vizitat, në grumbullimet që kanë pasur me rastin e festave. Shikoni një numër i njerëzve kanë mbajtur edhe dasma megjithëse në numër më të vogël, ka pasur raste të vdekjeve, ku ne e dimë traditën, njerëzit kanë shkuar tek njëri-tjetri për ngushëllim, kanë marrë pjesë në varrim.”

Të kthyerit nga Kosova rrëfejnë edhe për mosrespektim të masave të parandalimit në Kosovë. N.H. thotë se ka qenë i habitur me moskokëҫarjen që ka parë në Kosovë. „Distancën e ruajnë shumë pak vetë. Në kafeteri tavolinat nuk janë larg. Kujdesi ka qenë në nivel të ulët në Kosovë. Njerëzit nuk i respektojnë sugjerimet.” Kurse mjeku Ilir Arifi, thotë, se ka parë festa familjare, ku nuk janë respektuar aspak rregullat.

Personat me simptoma të lehta apo pa shenja me tendencë mohimi të virusit

Aktualisht Kosova ka një numër në rritje të infektimeve, të dhënat e javës së fundit shënojnë mbi 12.000 të infektuar dhe 441 viktima të virusit. Në dallim nga Gjermania, Kosova si një vend me popullsi të re ka edhe një numër të madh personash që e kanë kaluar lehtë ose pa simptoma sëmundjen. Pikërisht mes tyre Dr. Fahri Beqa, i cili ka qenë dy herë në Kosovë në dy muajt e fundit sheh një rrezik tjetër: përhapjen e iluzionit, se Covidi kalohet lehtë. “Problemi kryesor janë pikërisht këta persona asimptomatikë apo që kanë pasur simptoma të lehta dhe që e kanë menaxhuar në atë formë situatën që të thonë, se kjo sëmundje nuk është serioze, madje tek të rinjtë ka mohim komplet të sëmundjes.”

Por pavarësisht, nëse e beson apo jo virusin, kur kthehesh nga Kosova në Gjermani kjo nuk luan rol. Për Gjermaninë Kosova është zonë rreziku, dhe kush vjen me avion apo përmes rrugës tokësore, duhet të bëjë testin e Coronës e të qëndrojë në karantinë. Katrin Pinetzki nga zyra e shtypit të Dortmundit thotë për Deutsche Wellen, se kemi njohuri për ata që kthehen me avion për teste të detyruara të Coronës, pasi ata orientohen direkt tek testet. “Por edhe të tjerët janë të detyruar të futen në karantinë dhe të njoftojnë tek Zyra e Shëndetësisë. Këtu ligjvënësi shpreson tek përgjegjësia individuale dhe bashkëpunimi i vullentit të lirë në interes të përgjithshëm. Vetëm kështu mund të funksionojë, sepse kontrollet, nga shumë arsye janë të pamundura.”

Të infektuar të patestuar

Gjermania aktualisht i beson ndërgjegjes së çdo të kthyeri: Të bëjë testin dhe të respektojë karantinën. Sepse autoritetet shëndetësore thjesht nuk i kanë kapacitetet reale për të kontrolluar karantinën tek të kthyerit. Por mjeku Fahri Beqa di të flasë edhe për raste të tjera, veç atyre që nuk janë testuar në Kosovë për shkak të mungesës së testeve. “Ka nga ata që nuk kanë bërë diagnostifikim për shkak të frikës se janë pozitivë e duhet të futen në karantinë. Ata kanë mohuar edhe simptomat e sëmundjes dhe janë kthyer në këtë mënyrë në Gjermani dhe nuk janë lajmëruar tek institucionet. Ka pasur raste kur janë kthyer me simptoma në avion. Rol të madh luan edhe frika nga humbja e vendit të punës. Njoh raste, kur njerëzit janë testuar, vetëm kur gjendja është rënduar, dhe ka qenë e domosdoshme të njoftohen institucionet, e u është dashur të përfundojnë në spital një javë”, thotë kardiologu Fahri Beqa. Shpresa e kardiologut është se me kthimin në Gjermani shumë vetë i zbatojnë rregullat, kur shohin të tjerët t’i zbatojnë ato. Krahas kësaj ka edhe masa ndëshkimore.

N.H. që ndodhet në karantinë në Dortmund i tha Deutsche Welles, se ai nuk është kontrolluar, por familja e respekton karantinën. „E kemi me letër nga komuna deri më 21 gusht të qëndrojmë në karantinë. Faleminderit shokëve e miqve të familjes që po kujdesen për ne.” Edhe Ilir Arifi thotë, se është i sigurtë, se prej tij nuk është infektuar njeri. “As deri tek pragu i derës nuk kam dalë.” Por sa të infektuar tjerë e mbyllin një sy, kur e dinë se nuk kontrollohen e vazhdojnë të dalin e takohen me miq pa menduar për pasojat, këtë shifër nuk e di askush.

Next Post
Brataj: Përse nuk ka për të pasur një valë të dytë të koronavirusit

“Mos bëni shpesh skaner për Covid-19, rrezikoni leucemi”, Brataj reagon sërish: Kujtesë kolegëve që u revoltuan shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In