Policia e Mallakastrës ka arrestuar 41-vjeçarin Astrit Liçaj, pasi ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Komshinjtë kanë dëgjuar britmat e të moshuarve dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.
“41-vjeçari u arrestua në fshatin Greshicë, në banesën e tij, teksa po ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve S.L. 72 vjeç dhe I.L. 64 vjeçe”, njofton policia.