Një 69-vjeçar është proceduar nga policia e Mallakastrës pasi përndiqte njaë vajzë të re 25-vjeçare.
Sipas policisë, janë referuar në prokurori materialet në ngarkim të shtetasit me inicialet D.SH, banues në fshatin Mizë në Mallakastër.
Ai përndiqte bashkëfshataren e tij 25-vjeçare me inicialet R.XH.
I moshuari i kishte shkaktuar gjendje ankthi dhe frike vajzës së re të cilën e kërcënonte herë pas here.
Pasi e mbajti për disa kohë të fshehtë përndjekjen nga turpi, vajza më në fund vendosi të bëjë denoncim në polici.