Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mallakastër, ku një fëmijë 8 vjeç ka rënë nga tarraca e shtëpisë së tij. Incidenti ndodhi në fshatin Bejar, rreth orës 15:00. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.N.
Informacion paraprak
Në datën 06.06.2018, rreth orës 15:00, në fshatin Bejar, Mallakastër, duke luajtur në taracën e shtëpisë dy katshe, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi G.N, 8 vjeç.
Fëmija i mitur është sjellë në Spitalin Rajonal Fier por për mjekim më të specializuar do dërgohet në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
a.ç