• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maliqi ndahet për Shën Valentin dhe martohet me një tjetër, pas shumë vitesh rilidhet me Ketin…

by A R
14/02/2021 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka qenë Maliqi dhe Enriketa të cilët kanë treguar se kanë mjaft probleme me martesën e tyre. Ata ishin të lidhur për dy vite në rininë e tij, por Maliqi e lë ditën e Shën Valentinit sepse e ëma i kishte gjetur një vajzë tjetër.

Ai martohet dhe pas 5 vitesh ndahet dhe qëndron edhe 5 vite të tjera beqar. Fati donte që ai të ritakonte Ketin dhe u lidhën sërish, u martuan.

 

Keti pasi ishte ndarë nga Maliqi nuk ishte lidhur me asnjë, kishte refuzuar çdo mundësi dhe nuk pranoi të martohej kurrë për dashurinë që kishte për Maliqin.

Maliqi: U bë një muaj e gjysmë që rrimë në një banesë por të ndarë veç.

Eni Çobani: Pra je i ndarë me Ketin fizikisht.

Maliqi: Po fizikisht, por me zemër dhe me shpirt tek ajo e kam mendjen.

Enriketa: Nuk e di me zemër apo me shpirt, nuk e di. Ne zonja Eni kemi që 1 muaj e gjysmë debate të papara dhe deri në ndarje. Gati gjysmën e rrobave i kam çuar tek mami.

Maliqi: Jemi në një shtëpi por rrinim veç.

Enriketa: Nuk e di pse më solle këtu sepse është i dyti Shën Valentin në 40 vite që njihemi që më bën të tilla gjëra. Para shumë vitesh kur ne kemi qenë të lidhur gati 2 vite në vitet e rinisë. Dhe pikërisht në këtë ditë atë vit zoti Maliq në vend që të vinte të festonim këtë ditë, vjen më jep lajmin e hidhur ku thotë se çdo gjë mes nesh ka mbaruar sepse nëna i kishte gjetur një grua tjetër dhe kështu mbaroi historia jonë.

Maliqi: Nuk ia prisha dot atyre.

Eni Çobani: Pra ti e le, arsyeja?

Maliqi: Po e lashë, nëna kishte dëshirë për një tjetër dhe ne si të rinj hajde mos ia prish qejfin prindërve. E dashurova, e lashë dhe e mora prapë.

Enriketa: Zotëria u martua, krijoi familje, kurse unë asnjë gjë, kam refuzuar shumë oferta, kam qëndruar pa martuar.

Eni Çobani: Kur u ritakuar sërish?

Enriketa: Pas 5-6 vitesh.

Maliqi: Kam qenë i martuar me dy fëmijë, jetoja me prindërit në një shtëpi. U divorcova, ndejta gati 5 vite. U divorcova në 2011.

Enriketa: Pas 5 vitesh që ishte ndarë, u ritakuam. Nuk jam unë shkaktare e prishjes së familjes. Fëmijët e Maliqit më kanë urryer sidomos i madhi arsyen pse.

Maliqi: Fati im i mirë ishte që Keti ishte akoma beqare dhe fati i keq që ajo më donte akoma mua dhe kishte ngelur beqare.

Ardit Gjebrea: Ke ndejtur, ke pritur Maliqin?

Enriketa: Jo se e kam pritur sepse nuk shpresoja se një ditë do ndahej. Nuk e çoja në mendje, edhe pse jetonim në një qytet mundohesha të mos kisha asnjë lloj kontakti dhe nuk jam interesuar kurrë se si po i shkonte jeta.

/a.r

Next Post
Votat e diasporës do rinumërohen, Gjykata Supreme i jep të drejtë Vetëvendosjes

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë, pjesëmarrje e ulët, nuk shënohen incidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In