Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq, ka porositur se nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës e ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, do të jetë shumë i kënaqur.
Megjithatë, ai ka thënë se edhe nëse nuk ndodh kjo gjë, atëherë Mali i Zi do të jetë i durueshëm.“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të jemi të durueshëm.
Kjo është çështje e raporteve të forcave politike në Kosovë dhe ne aty nuk mund të ndikojmë, dhe as që do duhej”, ka thënë ministri Darmanoviq pas takimit me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, raporton Koha.net.
Darmanoviq ka thënë se beson që ky vendim do të kalojë në Kuvendin e Kosovës sepse i hap rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. (b.an)